🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,620 ▼ -1.51% ETH $2,214 ▼ -0.92% XRP $1.3296 ▼ -1.27% SOL $82.1700 ▼ -2.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Ndryshon Kodi Civil, fshirja e komenteve fyese nga mediat online do të jetë detyruese

Administratorët e mediave online do të kenë detyrimin të fshijnë nga faqja e tyre të gjitha komentet fyese që denigrojnë figurën e individit, sidomos të grave dhe vajzave.

twitter-users-300x200Disa ndryshime në Kodin Civil, të propozuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, synojnë ta bëjnë të detyrueshme për mediat online fshirjen e komenteve denigruese për gratë dhe vajzat në këto faqe.

Dëmet e shkaktuara nga këto publikime do të përbëjnë dëm pasuror në cënimin e nderit, personalitetit ose reputacionit të personit, dhe do i ngarkohen administratorit të portalit.

Projektligji, që po diskutohet sot në komisionin e Ligjeve, përcakton mënyrat dhe masat e nevojshme që duhet të ndërmerren nga administratorët e portaleve online për fshirjen në kohë të komenteve që cënojnë nderin, personalitetin apo reputacionin e një individi.

Propozimi i këtij pr/ligji, që po shqyrtohet sot në komisionin e Ligjeve, synon përcaktimin e përgjegjësisë së portaleve elektronike, përfshirë faqet zyrtare të medias së shkruar ose vizive, për të penguar publikimin e çdo komenti që cënon nderin, personalitetin apo reputacionin e një individi.

Ndërhyrjet në legjislacionin penal propozohen në një moment kur media sociale po merr gjithnjë e më shumë terren dhe çdo artikull shoqërohet nga komente të cilat në pjesën më të madhe janë denigruese dhe fyese, duke tejkaluar normat e etikës. Në mjaft raste, gra dhe vajza, viktima të dhunës janë fyer e cënuar në nderin e tyre me komente, që lëndojnë ato dhe familjarët e tyre.

Ky pr/ligj përafron legjislacionin shqiptar me praktikën ligjore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.