☁️
Tiranë 28°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,627 ▼0.14%
DOW 51,550 ▼0.44%
NASDAQ 26,402 ▼0.06%
NAFTA 96.97 ▼0.27%
ARI 4,393 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,010 ▲ +6.05% ETH $2,587 ▲ +5.4% XRP $1.3952 ▲ +7.51% SOL $110.6400 ▲ +9.97%
S&P 500 7,627 ▼0.14 % DOW 51,550 ▼0.44 % NASDAQ 26,402 ▼0.06 % NAFTA 96.97 ▼0.27 % ARI 4,393 ▼0.15 % S&P 500 7,627 ▼0.14 % DOW 51,550 ▼0.44 % NASDAQ 26,402 ▼0.06 % NAFTA 96.97 ▼0.27 % ARI 4,393 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Ndryshon vlera e zhdoganimit, do të paguhet më shtrenjtë për makinat e përdorura

Ndryshojnë vlerat e zhdoganimit të automjeteve. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi, që sjell rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e tyre.

Sipas këtij udhëzimi, kush do të blejë jashtë një automjet dhe do e sjellë në Shqipëri, do të paguajë më shumë për zhdoganimin. Nga 130 mijë lekë deri më tani, vlera e deklaruar në doganë e një automjeti me cilindratë deri në 1 400 kubikë nuk mund të jetë më pak se 162 500 lekë.

Për automjetet me cilindratë nga 1900 e deri në 2500 kubikë, vlera dysheme rritet në 406 mijë lekë nga 325 mijë që ka qenë deri më tani.

Rritja më e fortë shënohet te automjetet me cilindratë mbi 4 500 kubikë. Nga 800 mijë lekë aktualisht, një makinë me këtë fuqi motorike nuk mund të deklarohet për më pak se 1 milion lekë.

Rritje e ndjeshme do të bëhet edhe për çmimet referuese për zhdoganimin edhe të kamioçinave, kamionëve apo furgonave. Me automjetet e njërës prej këtyre kategorive me peshë deri në 1.5 tonë, çmimi minimal që do të deklarohet në doganë rritet në 500 mijë lekë nga 400 mijë që ishte.

Për kamionçinat, furgonat apo kamionët me peshë nga 3.5 e deri në 10 tonë, çmimi dysheme i deklarimit rritet në mbi 1 milion lekë nga 850 mijë lekë që ishte.

Udhëzimi i cili prek veçanërisht automjetet e përdorua ka për qëllim të shmangë nën-deklarimin e vlerave të automjeteve që importohen nga jashtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.