Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 30 April 2026
S&P 500 7,136 ▼0.04%
DOW 48,862 ▼0.57%
NASDAQ 24,673 ▲0.04%
NAFTA 108.49 ▲1.51%
ARI 4,557 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
₿ CRYPTO
BTC $75,857 ▼ -0.68% ETH $2,251 ▼ -1.76% XRP $1.3676 ▼ -1.01% SOL $82.8200 ▼ -1.1%
S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 108.49 ▲1.51 % ARI 4,557 ▼0.09 % S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 108.49 ▲1.51 % ARI 4,557 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
30 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Në Greqi mbërrijnë më pak emigrantë

greqiiiiiiiiiiiEmigrantët vazhdojnë të mbërrijnë në Greqi dhe BE nëpërmjet Turqisë. Ndërkohë që kushtet e këqija të motit dhe deti i trazuar kanë zmbrapsur një pjesë të emigrantëve, disa vazhdojnë të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm me varka të vogla. Emigrantë të rinj mbërrijnë në ishullin grek Lesbos pas një udhëtimi të vështirë me varkë nga bregdeti i Turqisë.

Sipas agjensisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, numri i emigrantëve që vijnë, ka rënë ndjeshëm gjatë kësaj jave. Patric Mansour është shefi i misionit të UNHCR-së në Lesbos.

“Dje mbërritën rreth 2500 vetë. Zakonisht është më shumë. Numri i refugjatëve që vijnë nga Turqia ka arritur deri në 6600 refugjatë në ditë.”

Zoti Mansour thotë se dallgët e dimrit po pengojnë udhëtimin e një pjese të emigrantëve.

Por, disa i vazhdojnë përpjekjet për të kaluar detin dhe ai është i shqetësuar se varka të tilla të montuara prej trafikantëve nuk do t’i mbijetojnë dot udhëtimit prej tre kilometrash në det nga Turqia. “Janë varka të prodhuara për ujëra të qeta liqenesh, jo për det të hapur.”

Këto varka mund të mbajnë deri në dhjetë persona. Trafikantët i mbingarkojnë ato me deri në 60 emigrantë, çdonjëri prej të cilëve paguan nga 1500 dollarë. Është një udhëtim pa kthim për varkën me një motor të vogël prej 15-20 kuaj fuqi. Ata caktojnë njërin prej tyre të drejtojë varkën dhe pasi u tregojnë drejtimin, i lënë të nisen.

“Nëse motori prishet, ata vozisin. Nganjëherë përfundojnë më në lindje, prej rrymave.” Ammar Gazmati nga Damasku i Sirisë, thotë se disa trafikantët i mbingarkojnë varkat, duke i kërcënuar emigrantët me armë.

“Kur njerëzit nuk duan të hipin në varkë, i kërcënojnë me armë. Kështu ndodhi mbrëmë me një grup njerëzish. Varka pastaj ngeci në det dhe i ndihmoi roja bregdetare.”

Ishulli Lesbos është vetëm një ndalesë e shkurtër për emigrantët. Njerëzit në kampin e regjistrimit pranë Karatepes, jashtë portit të Mitilinit, thonë se kanë mbërritur vetëm një ditë më parë. Çlodhen pak dhe pastaj marrin taksi për në qytet. Aty blejnë bileta trageti për në Athinë. Osama, një inxhinier elektrik nga Bagdati, thotë se mezi pret të vazhdojë udhëtimin. “Tani kemi dokumentat dhe do të vazhdojmë udhëtimin…  Fillimisht drejt Gjermanisë. Atje pastaj do të shohim.” Zyrtarët e UNHCR-së theksojnë se rënia e numrave të emigrantëve është e përkohshme. Ata thonë se sapo të ketë përmirësim të detit, numrat do të rriten sërish.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.