☁️
Tiranë 2°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 80.77 ▼1.56%
ARI 3,553 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,138 ▼ -2.38% ETH $1,659 ▼ -2.61% XRP $0.9202 ▼ -3.76% SOL $68.9400 ▼ -4.17%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 80.77 ▼1.56 % ARI 3,553 ▼0.26 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 80.77 ▼1.56 % ARI 3,553 ▼0.26 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Greqia

Rodos: vogëlushi tre vjeç e gjysmë harrohet në autobusin e shkollës dhe endet i vetëm në rrugë

Nëna e fëmijës shpërthen: «Fëmija im endej tre orë në mes të askundit»; dosje penale për shoferin dhe shoqëruesen për ekspozimin e të miturit në rrezik

Zemërimin dhe ankthin e saj për atë që i ndodhi fëmijës tre vjeç e gjysmë shpreh nëna e vogëlushit në Rodos, i cili u harrua brenda autobusit të shkollës dhe më pas u gjet duke u endur i vetëm në rrugë, siç njofton gazeta greke Efsyn.

«Fëmija im endej tre orë në mes të askundit. Gjithë natën zgjohej dhe qante. Më thanë se u gjet jashtë automjetit, i lagur dhe i baltosur. Ku ishte fëmija im?» deklaroi nëna, duke përshkruar momentet e ankthit që pasuan.

Familja kërkon të hetohen përgjegjësitë e të gjithë të përfshirëve, duke ngritur pyetje për rolin e shoqërueses, për numërimin e fëmijëve gjatë zbritjes dhe për procedurat e marrjes së tyre nga kopshti. Ajo flet edhe për boshllëqe serioze në masat e sigurisë që duhet të garantojnë transportin e nxënësve.

Ngjarja ndodhi kur vogëlushi, sipas informacioneve të deritanishme, e zuri gjumi gjatë rrugës për në kopësht. Shoferi dhe shoqëruesja nuk e vunë re praninë e tij brenda automjetit. Më pas, shoferi e parkoi autobusin në një hapësirë rreth 10 kilometra larg shkollës dhe u largua, duke e lënë fëmijën brenda.

Kur vogëlushi u zgjua, doli nga autobusi i hapur dhe nisi të endet i vetëm në rrugët e zonës. Në fund e gjeti një banor, i cili dëgjoi të qarat e tij dhe e çoi në një kopësht aty pranë. U njoftuan policia dhe familja, ndërsa pak më vonë në vend mbërriti babai i fëmijës.

«Dëgjova fëmijën duke qarë. Telefonova shkollën nëse kishte humbur ndonjë fëmijë. Më thanë se të gjithë fëmijët ishin aty, por unë u shpjegova se kisha gjetur një vogëlush vetëm. E solla në shkollë, u njoftua policia dhe pak më vonë erdhi babai i tij», tregoi njeriu që e gjeti.

Për çështjen u hap dosje penale ndaj shoferit dhe shoqërueses së autobusit shkollor për ekspozimin e të miturit në rrezik. Të dy u arrestuan dhe më pas u lanë të lirë me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimi për çështjen vazhdon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.