☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,534 ▲3%
DOW 46,371 ▲2.55%
NASDAQ 21,614 ▲3.94%
NAFTA 101.84 ▼1.01%
ARI 4,713 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,916 ▲ +2.22% ETH $2,098 ▲ +3.78% XRP $1.3455 ▲ +1.89% SOL $82.7200 ▲ +0.55%
S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 % S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Në janar, 75 biznese do blejnë energjinë elektrike 10% më shtrenjtë, nëse nuk ikin nga OSHEE-ja (shkresa)

Bizneset që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt i energjisë pritet të përballen me çmime më të larta të energjisë me të paktën 10 % pas liberalizimit në fillim të vitit 2018, nëse ato do të vijojnë të përdorin rrjetin e OSHEE-së.

Operatori i Shpërndarjes së energjisë në një shkresë të posaçme ka njoftuar bizneset që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt se ka marrë të gjitha masat përgatitore për kalimin e këtyre konsumatorëve në tregun e parregulluar të energjisë.

“Në mbështetje të nenit nr.86 dhe nr.109 të ligjit nr.43 2015 ju njoftojmë se: duke filluar që nga data 1 janar 2018 OSHEE nuk do të jetë furnizuesi juaj i energjisë elektrike. Pas kësaj date ju duhet të gjeni furnizuesin në tregun e liberalizuar. Ju keni të drejtën e furnizimit nga Furnizuesit i Mundësisë së Fundit (OSHEE) për një periudhë  2 mujore nëse mbeteni pa furnizues Në rastet kur:

-Furnizuesi i mëparshëm është në kushtet e paaftësisë paguese ose është në proces falimentimi;

-Furnizuesi i mëparshëm i është hequr ose i është pezulluar përkohësisht licenca

-Klienti nuk ka arritur të gjejë furnizues në treg

-Furnizuesi nuk është i aftë për të furnizuar  me energji elektrike klientin fundor

“OSHEE i njofton kompanitë që furnizuesi i mundësisë së Fundit (OSHEE) do të aplikojë tarifat e miratuara nga Enti Rregullator sipas vendimit nr. 201 të këtij viti për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike”, thuhet në shkresën e OSHEE-se drejtuar 75 bizneseve.

Metodologjia e ERE referon se “në përcaktimin çmimit të furnizuesit të mundësisë së fundit do të përfshihen kostot në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, kostot e përdorimit të rrjetit të shpërndarjes /transmetimit dhe kostot e shërbimit të furnizimit te mundësisë së fundit të cilat nuk duhet të jenë më shume se, 10% të totalit të kostove të blerjes se energjisë elektrike për këtë qëllim”.

Burimet nga OSHEE pohojnë për Monitor se, sipas kësaj metodologjie çmimi i ri i energjisë për këtë biznese nëse do të miratohej në dhjetor do të ishte 14 lekë për kilovat orë. Por ky çmim mund të jetë më i lartë ose me i ulët në varësi të çmimeve të tregut të energjisë në Rajon ne vijimësi.  Në çdo rast kur bizneset nuk dalin në tregun e lirë do të vijojnë të blejnë energji 10 për qind më shtrenjtë se çmimet e tregut nga OSHEE.

Politika e liberalizimit për konsumatorët e mëdhenj të energjisë është bëre për te demotivuar klientët e mëdhenj që furnizohen nga OSHEE. Kjo politike lehtëson OSHEE për të siguruar energji me detyrim për këto biznese me çmime më të ulët se tregu.

Çmimet e reja tashmë janë në proces miratimi nga Enti Rregullator të Energjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.