🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.35 ▲1.42%
ARI 4,413 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,792 ▼ -0.43% ETH $2,497 ▲ +0.19% XRP $1.4184 ▲ +1.43% SOL $103.6500 ▼ -0.1%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.35 ▲1.42 % ARI 4,413 ▼0.6 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.35 ▲1.42 % ARI 4,413 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kronika

Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

Kjo është fotoja e Emiljan Suti-t, i njohur edhe me emrin Artur Suti, 40-vjeçari i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Ilir Gjonit në Laç, raporton gazetari Igli Çelmeta. Atentati ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan”.

Sipas burimeve hetimore, viktima sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte, kur është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. Edhe pse ka tentuar të largohet, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur pranë hyrjes së godinës. Mësohet se ndaj tij janë shkrepur shtatë plumba.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin kryesor të dyshuar, Emiljan Suti, i njohur edhe me emrin Artur Suti, 40 vjeç, banues në Laç.

Sipas burimeve, pas krimit autori dyshohet se është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse ai është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe në identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, shkruan A2CNN.

Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe banonin në të njëjtën lagje. Mësohet gjithashtu se mes tyre kishte pasur konflikte edhe disa kohë më parë, pistë që po verifikohet nga grupi hetimor si një nga motivet e mundshme të vrasjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.