🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,068 ▲ +0.25% ETH $1,702 ▼ -0.24% XRP $1.1304 ▼ -1.16% SOL $69.0200 ▼ -0.65%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
20 Jun 2026
Breaking
Kryeartikull

Në librin “Misioni im”, autori Lulzim Basha harron shitjen e detit

Nga Myslim Pasha

Shqiptarët shqyejnë sytë për të gjetur hullitë të cilat kërkojnë për të nxjerë, në udhën e një Misioni.

Po ku është ‘msionari?’ pyesin. Dhe besojnë se mund ta gjejnë tek Lulzim Basha, me librin e tij të parë.

Është shumë e tepruar që t’i vesh që në titull, përmes një terminologjie gati të shenjtëruar, me një ngarkesë të tillë si: ‘mision’ që mesa duket i qaset të ‘perëndishmes’ e që iu shkon miteve… Qoftëlarg!”

E kjo është “fjatro në dynja”(theatër në botë), thotë populli.

Atëherë, kur Basha ishte 12 vjet më i ri, e që kishte një pozicion aq të epërm në Qeverinë “Berisha”, fati e deshte që të shpallte Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Përcjallja që rreket të çojë tek lexuesi në libër, llojshmëri komunikimi e mbushur me teza, mesazhe, kauza, takime e ligjërime, protagonizëm, sjellje e thirrje etj, të përndara në 99 faqe.

Po askund nuk e gjen një vepër të tijën, që mbahet e fshehur, siç është Pakti Detar i vitit 2009, kur një pjesë e hapësirës detare në Jonin e Veriut, iu dhanë Greqisë.

Nuk mund ta mbulosh diellin e së vërtetës me shoshë, kur teksa lexon misionin e tij, e sheh se ka harruar mbasi aty brenda ka një kurorë errësire.

Befasia diplomatike e kohës, e pasqaruar, e pandëshkuar, e mbuluar me paskatësi e trillime, nuk gjeti asnjë grimë sqarim, nga autori kryesor i saj, Lulzim Basha, ai që ndoqi nga afër çdo detaj të asaj marrëveshje fatale.

Ajo firmë ndënë fishekzarre, ajo buzëqeshje e ministrit të Jashtëm me zonjën Bakojanis, të dy firmëtarë, në prani të dy kryeministrave: Mitsotaqis dhe Berisha inspirues, mbollën trandafilin e së keqes, i cili ka 12 vjet që çel në kopshtin e antikombëtarizmit.

Ajo vepër është quajtur nga Bakojanis “state of art (i referohet nivelit më të lartë në pamjen teknike, shkencore e arritur në një kohë të caktuar) që ka prerë pjesë të detit të shqiptarëve…

Kjo është pjesë e historisë dhe këtu… “kaq afër qëndron rrena me të vërtetën, sa, një njeri i zgjuar duhet t’i besoj vetes me lehtësi”, thoshte dikur Ciceroni.

Kjo është rrena e misionit antikombëtar, që nuk ngaset, dhe s’ka se si të ngaset, në atë libër si të një adoleshenti të llastuar.

Lulzim Basha, nuk mund të ishte njeriu që kërkon të bëhët kryeministër, që të ftonte sot dhe të joshte shqiptarët për ta lexuar atë “trakat” të gënjeshtërt e “diseratacion” të turpshëm qe mban firmën e tij, për t’u votuar nga shqiptarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.