🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.76 ▼2.34%
ARI 4,806 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +5.03% ETH $2,377 ▲ +8.82% XRP $1.3696 ▲ +3.27% SOL $86.1700 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Në Novoselë me varkë; fshati i pushtuar nga uji

Shtëpi e ëmbla shtëpi! E kush e kupton më mirë këtë shprehje sesa Myrteza Zenunaj dhe dhjetra të tjerë të përmbytur. Në fshatin Fitore të Vlorës, Vjosa ka vërshuar duke fituar qindra hektarë tokë dhe dhjetra banesa që gjenden nën pushtetin e saj.

Disa i kanë hapur portën lumit, të tjerë kanë ngritur barrikada rëre, por e pamundur. Lumi ka pushtetin. Myrtezai nuk është larguar nga fshati, ashtu si shumë të tjerë.

“Ku të shkoj?! Tani janë të braktisura shtëpitë, nuk ka njëri atje. Unë rri kot, se nuk ka çfarë t’u bëj më atyre”, thotë ai.

Për një tjetër, shtëpia është më e rëndësishme se jeta, por tashmë që lumi ka zënë vend nëpër dhoma, ai ka hipur mbi çati.

Në fshatin tjetër, në Novoselë, ushtria po mbron argjinaturën në mënyrë që lumi mos të avancojë më tej në atë pjesë të fshatit që vende-vende është i çliruar nga uji.

Në Novoselën e përmbytur banorët kanë braktisur shtëpitë dhe rrugët janë kthyer në kanalet e vetme të lundrimit.

Genci, efektiv i Policisë Kufitare, për shkak se është edhe zhytës është angazhuar në misionet e shpëtimit. Shkaku i këtij misioni është një telefonatë që më pas rezultoi e pavërtetë, që kërkonte ndihmë.

“Terreni nuk njihet dhe kërkon shumë kujdes”, apelon ai.

Por në fshat nuk ka ngelur askush, përveç një qeni dhe pak shpendëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.