Në Oteshevë mbahet Prespa Business Forum 2016
Komuna e Resnjës organizon do të organizojë në Oteshevë aktivitetin afarsit ”Prespa Business Forum 2016”, ku do të marrin pjesë kryetarët e komunave të Resnjës, Korçës dhe Pustecit, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky forum do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor, ndërkaq paraqet vazhdimësi të aktiviteteve të filluara me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim ekonomik ndërmjet komunave të Resnjës, Pustecit dhe Korçës, një vit më parë.
Vëmendje të posaçme pritet që të tërheqë mundësia për bashkëpunim dhe vendosje të nismave të qëndrueshme për përparim të përbashkët ekonomik në bujqësi, turizëm dhe industrinë ushqimore.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.