Teknologji

Në Shqipëri, maratona më e madhe e teknologjisë së krijuar nga NASA

“International Space Apps Challenge”, maratona më e madhe teknologjike e krijuar nga NASA, vjen për herë të dytë në Shqipëri këtë vit ndërmjet projektit Protik në datat 22 deri 24 prill 2016.

Rreth 100 të rinj do të mblidhen në një fundjavë, duke formuar skuadra të cilat do të punojnë për t’i dhënë zgjidhje disa problemeve të prezantuara nga NASA, sipas gjashtë kategorive më poshtë: aeronautika, stacioni hapësinor, sistemi diellor, teknologji, tokë, udhëtim në Mars.

Gjykimi i projekteve të paraqitura do të kryhet në nivel global bazuar në përdorimin më të mirë të Hardware,
përdorimin më të mirë të të dhënave, konceptit më të mirë të misionit, impaktit galaktik dhe zgjidhjes më inspiruese.

Qëllimi i këtij konkursi është përdorimi i të dhënave publike të NASA-s dhe gjetja e zgjidhjeve inovative për probleme të fushave të ndryshmë me ndikim global. Maratona fokusohet në formimin e grupeve me pjesëmarrës nga fusha e teknologjisë, kërkues shkencorë, projektues, artistë, mësues, sipërmarrës, zhvillues software dhe studentë nga e gjithë bota, në mënyrë që të mund të zhvillojnë projektet e tyre në bazë të sfidave të prezantuara. Në ndihmë të grupeve të formuara vijnë dhe mentorët për të orientuar konkurentët rreth projekteve që duan të krijojnë.

Ky event u prezantua në vitin 2011 me mbështetjen e Qeverisë Amerikane dhe u zhvillua për herë të parë në vitin 2012. Në fillim në 2012 organizohej në rreth 17 shtete (25 qytete) me rreth 2000 aplikantë. Ndërsa këtë vit, ky konkurs do të zhvillohet në rreth 50 shtete (200 qytete) dhe do të marrin pjesë rreth 8000 aplikantë, duke u shndërruar kështu në maratonën më të madhe teknologjike në botë.

Eventi do të organizohet paralelisht në të gjitha vendet. Për t’u bërë pjesë e këtij eventi mund të aplikoje në faqen zyrtare spaceappschallenge.org.

Qendra Protik është një organizatë jofitimprurëse krijuar nga një partneritet i suksesshëm publik-privat ndërmjet qeverisë së Shqipërisë, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), USAID, Vodafon, Microsoft Albania, Cisco dhe AITA.

Misioni i Protik është të shërbejë si katalizator për zhvillimin e industrisë së teknologjisë, së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri, duke nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen, duke rritur kërkesën për produkte dhe shërbime të TIK dhe duke nxitur partneritetet dhe rrjetet profesionale.

Në kuadër të këtij konkursi, Protik këtë vit solli për herë të parë “Data Bootcamp”, i cili u zhvillua në datën 18 prill 2016. Data Bootcamp është një event i cili organizohet si një fazë parapërgatitore e konkurentëve të International Space Apps Challenge. Ky aktivitet ka si qëllim të zgjerojë aftësitë e pjesëmarrësve në konkurs dhe të rrisë diversitetin e njohurive të tyre të adresuara në sfidat përkatëse të këtij konkursi.

Konkurentët njihen në detaje, kategoritë, sfidat për secilën nga këto kategori, kriteret e vlerësimit, pajisjet hardware që mund të përdoren, software dhe të dhënat që NASA ka vënë në dispozicion për konkursin.

Tre skuadrat me potencial, në bazë të standarteve të vlerësimit, do të nominohen për të marrë pjesë në një konkurs global, njëkohësisht për gjashtë muaj do të jenë pjesë e Space Apps Accelerator, program akselerimi, i cili vjen këtë vit për herë të parë sipas formatit të ofruar nga NASA, si dhe do të përfitojnë shumë çmime të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button