🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +0.85% ETH $2,284 ▲ +1.22% XRP $1.2753 ▲ +1.86% SOL $93.2800 ▲ +1.58%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari

Mbyllja e sallave të operacionit dhe të lindjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, si pasojë e ndotjes së ujit, ka mbingarkuar Spitalin Klinik të Tetovës.

Që nga mesi i korrikut, mbi 200 pacientë nga Gostivari kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Tetovës, ku fluksi më i madh fillimisht u regjistrua në repartin e akusherisë.

Fluksi i parë i pacientëve nisi më 19 korrik, ku kërkesat më të mëdha u shënuan në repartin e gjinekologjisë, kryesisht për lindje me prerje cezariane.

“Në repartin gjinekologjik kemi frekuentim të shtuar të pacientëve të dërguar nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit, që arrin në total që kanë lindur tek ne është 12, që paraprakisht u lajmëruan nga reparti obstetrik i Gostivarit. Trajtimi është i njëjtë dhe ne posedojmë kushte për t’i trajtuar më së miri këto pacientë që drejtohen tek ne nga kjo situatë e pakëndshme”, tha Eldiar Zylbehari.

Përveç gjinekologjisë, ngarkesë e lartë po përballet edhe në repartet e tjera kirurgjikale. Në Urologji janë realizuar 10 ndërhyrje operative dhe mbi 50 kontrolle. Fluks i lartë është shënuar edhe në Ortopedi.

“Kohën e fundit shkaku i situatës në Gostivar ka rritje të numrit si për operim po ashtu edhe për kontrolle në urologji dhe në përgjithësi në repartin kirurgjikal. Kohëve të fundit në repartin tonë ka rreth 10 intervenime për operim prostate dhe thyerje gurësh. Rritje ka afërsisht rreth 50 plus pacientë që vijnë për kontroll urologjik. Njëjtë rritje ka edhe te kirurgjia abdominale digjestive. Në digjestive ka 9 pacientë të operuar nga Gostivari ndërsa 45 kontrolle. Tek kirurgjia abdominale ka 3 operacione dhe 37 kontrolle. Po ashtu numër më të madh të kontrolleve ka në ortopedi ku arrin 60 kontrolle dhe dy operacione ortopedike”, tha Florim Deari.

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve, drejtuesit e Spitalit të Tetovës sigurojnë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar të gjitha raste. Ndërkohë, sallat e operacionit në Gostivar do të qëndrojnë të bllokuara me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë deri në marrjen e rezultateve zyrtare që konfirmojnë se uji i pijshëm është plotësisht i sigurt./TV21/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.