Kryeartikull

Në të sëmës shkoftë kjo gjeneratë! Njerëz, shpëtoni fëmijët!

Mentor Kikia

Isha duke komunikuar me disa prindër, ndërsa po organizoja një aktivitet(udhëtim) edukativ, informues dhe argëtues për fëmijët, në kuadër të Qendrës së Kulturës dhe Librit për Fëmijë, në Tiranë. Befas më doli përpara një video që më la pa frymë.

Një tufë grash te moshuara(nga mosha apo nga mundimi i jetes s’ka rëndësi) me shami në kokë, ishin vënë të kërcenin në mes të rrugës për të pritur kryeministrin.
E tmerrshme!
Kush mendon se këtu është prekur fundi, gabon. Fundi nuk ka fund këtu!
Ndjeva mëshirë, shumë mëshirë për ato gra të moshuara qe po perdoreshin ne atë mënyrë…
Pastaj, në moment u ftillova. Mëshirë? Përse?
Kush i detyroi të dalin e të bëhen “valltare” në atë moshë për të nderuar kryeministrin e radhës? Përkundrazi, ata janë modeli më i keq për mbesat e tyre.
Në të sëmës shkofshin plakat dhe gjenerata e tyre, ata qe mbajne ende gjalle frymen e nenshtrimit, deri ne perçudnim, ndaj politikes. Ato që kërcejnë e ata që u këndojnë politikanëve dhe udhëheqësve të radhës, me iso, me daulle e gajde, me klarinetë e fyej… Ata që këndojnë para cdo tuneli, e në copë rruge që inaugurohet nga 10 herë.
Nuk ka vend te dyte ne Europe si ky, ku mentaliteti komunist i nenshtrimit nuk po shqitet edhe pas tri dekadash.
Mund te jemi socialiste, demokrate, te kuq, te bardhe a te zinj. Secili ka lirine dhe te drejten e tij te kete bindjet e tij politike, por të ruajme dinjitetin njerezor. Të mos behemi lecke per politiken deri ne kete fare feje. Dhe bindem se nuk eshte faji i politikes qe fshin b….me popullin, por eshte faji i popullit qe pranon te behet leter higjenike.
Mos u perpiqni te gjeni justifikim per keto sjellje servile e të pështira. Eshte thjeshte nje gjenerate e modifikuar gjenetikisht dhe që modifikimin po e trashëgon tek brezat e tjere. Ndaj njerëz, shpëtoni fëmijët. Mësojini dhe edukojini që të mos përfundojnë kështu.
Çojini në shkollë, çojini ku të doni, edhe me gomone në Angli po deshet, vetëm mos i lini të bëhen skllevër të politikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button