🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,167 ▲ +0.35% ETH $1,705 ▲ +1.14% XRP $1.1343 ▼ -0.98% SOL $69.2200 ▲ +0.77%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Në tingujt e kohës, krijimtaria muzikore e kompozitorit Shpëtim Kushta shpaloset në një mbrëmje artistike

Nga Julia Vrapi

Krijimtaria muzikore e kompozitorit Shpëtim Kushta vjen në skenë në një mbrëmje të veçantë artistike. Ky koncert premierë këtë mbrëmje në skenën e Universitetit të Arteve sjell një përmbledhje veprash të kompozitorit të njohur Shpëtim Kushta, që pasqyrojnë ndjeshmërinë, thellësinë dhe identitetin e tij krijues në muzikën shqiptare. Mbrëmja e veçantë artistike i kushtohet krijimtarisë së zgjedhur të kompozitorit Shpëtim Kushta, në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së tij. Në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën drejtimin artistik të Lorenc Radovanit, kjo mbrëmje sjell dhe interpretimet e solistëve të njohur si Lorenc Radovani, Astrit Selita, Laura Kushta, Nina Muho, Olta Boka dhe Kamela Islamaj.

Solistët që do të interpretojnë në këtë koncert janë të njohur për publikun në skenat tona, por këtë herë do të ngjiten në skenë me krijimtarinë e kompozitorit të mirënjohur Shpëtim Kushta, që ka krijuar në pothuajse të gjitha gjinitë muzikore. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se dirigjentët Gridi Kraja, Olsi Qinami dhe Dritan Lumshi do të sjellin në jetë këtë program të pasur, ndërsa moderimi i Balina Bodinakut do ta shoqërojë publikun në një udhëtim përmes kujtesës dhe emocioneve që mbart kjo krijimtari.

Mbrëmja muzikore që zhvillohet këtë të enjte në Universitetin e Arteve në Tiranë do të theksojë jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të Kushtës, por dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në muzikën shqiptare, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe dëgjuesish. Veprat e kompozitorit Shpëtim Kushta janë interpretuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke zënë një vend të rëndësishëm në muzikën shqiptare. Ndërsa një përzgjedhje e krijimtarisë së tij të pasur muzikore vjen këtë mbrëmje me këtë koncert, që gjithashtu do të jetë dhe një moment i rëndësishëm për jetën kulturore të kryeqytetit.

Kompozitori që ka krijuar në pothuajse të gjitha gjinitë muzikore

Shpëtim Kushta, i lindur në Vlorë më 19 prill 1946, është një kompozitor dhe pedagog i shquar shqiptar, me një krijimtari mbi 55-vjeçare në muzikën instrumentale dhe vokale. I diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Tiranës për kompozicion, ai ka krijuar në pothuajse të gjitha gjinitë muzikore, nga këngët dhe romancat deri te veprat simfonike, përfshirë poema simfonike, uvertura, kantata, muzikë filmash dhe ciklin “In Tenebris”. Shpëtim Kushta mban titullin Profesor. Ai krahas krijimtarisë, ka dhënë një kontribut të madh në arsimin muzikor si pedagog në Universitetin e Arteve që prej vitit 1967. Ai është nderuar dhe me titujt “Artist i Merituar”, dhe “Mjeshtër i Madh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.