🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,218 ▲ +0.55% ETH $2,092 ▼ -0.04% XRP $1.4131 ▲ +0.91% SOL $88.0600 ▼ -0.09%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Negociatat, Rama: I meritojmë! Shqipëria, jo “kokë turku” e politikës së BE

Kryeministri Edi Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.
Në një intervistë për DW nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë dyditore, Rama këmbëngul se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj, por nuk përjashton ndonjë surprizë të pakendshme, që thotë se lidhet më shumë me qëndrimet politike sesa progresin e Shqipërisë.

“Rekomandimi nuk është për t’u marrë si i mirëqënë. Ne kemi marrë rekomandimin e qartë dhe pa kushte nga Komisioni Europian dhe kjo nënkupton se kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Por, tashmë vendimarrja është e bazuar në gjykimin politik dhe në këtë gjykim ka gjithmonë luftë, kendvështrime dhe interesa të ndryshme”, tha ai.

Kryeministri apeloi që Shqipëria të mos bëhet viktimë e lojërave politike të brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

“Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, shtoi ai.

Shefi i Qeverisë shpresoi edhe tek ndihma e Angela Merkel.

“Ka mjaft miq e partnerë të Shqipërisë në këtë proces dhe mbi të gjitha besoj që Kancelarja, që është kampione europiane dhe ka qenë kampione e proceseve transformuese në rajon, duke nisur procesin e Berlinit, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi në një moment thelbësor”, u shpreh ai.

Rama u pyet edhe në lidhje me qëndrimin e deputetit të Bundestagut, Gunther Krichbaum.

“Po ta shohim nga kendvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani, progresi është mjaftueshëm. Po ta shohim si anëtarë, jam dakord me zotërinë (Gunther Krichbaum) se kemi shumë për të bërë. Kjo ka të bëjë me nisjen e një pune të madhe për të qenë të përgatitur”, shtoi ai.

1 Koment

  • Sotir gjika 25 April 2018, 19:07

    Klasa politike shqipetare nuk I do negociatat.Ka 25 vjet qe te derguarit europian dhe amerikane ua kane thene detyrat,arritjet qe duhet te bejne por,hyrja ne Europe do te thote prerje e rrugeve jo ligjore e pasurimit te tyre e abuzimit te tyre ne gjithçka .politikanet tane e mbajten larg Europes vendin tone.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.