☁️
Tiranë 27°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,580 ▼0.39%
DOW 51,000 ▼0.6%
NASDAQ 26,961 ▼0.49%
NAFTA 94.54 ▲0.83%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,830 ▼ -2.21% ETH $1,864 ▼ -4.95% XRP $1.2306 ▼ -1.68% SOL $74.4200 ▼ -4.96%
S&P 500 7,580 ▼0.39 % DOW 51,000 ▼0.6 % NASDAQ 26,961 ▼0.49 % NAFTA 94.54 ▲0.83 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,580 ▼0.39 % DOW 51,000 ▼0.6 % NASDAQ 26,961 ▼0.49 % NAFTA 94.54 ▲0.83 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë së të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”, ndërsa K.K., dhe Sh.G., kanë kryer po ashtu edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç thuhet në aktakuzë, sipas aktakuzës, më datë 03.02.2026, rreth orës 01:05, në Prizren, në afërsi të “Tregut të Gjelbër”, të pandehurit, pas një marrëveshjeje paraprake ndërmjet tyre, kanë vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të të dëmtuarës L.R., duke përdorur kanosje serioze me armë dhe thikë.

“Të pandehurit e lartcekur, të maskuar dhe të armatosur, i janë afruar automjetit ku ndodheshin të dëmtuarit L.R., dhe H.S., dhe nën kërcënim të thikës dhe armës, të dëmtuarve u kanë kërkuar para, ku nga e dëmtuara L.R., kanë marrë të holla kesh, si dhe nga automjeti është marrë një send me vlerë të vogël”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim pas kryerjes së veprimeve, të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin me të cilin kishin ardhur, dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

“Gjatë kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, përkatësisht një pistoletë e tipit “Zoraki” cal. 9 mm me një karikator dhe një fishek, si dhe një pistoletë e tipit “EKOL” cal. 9 mm me karikatorin përkatës. Po ashtu, është konfiskuar edhe automjeti i markës “Golf VII”, i cili, ka shërbyer si mjet për kryerjen e veprës penale. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.