Politika

Nënshkrimi elektronik, 2 muaj trajnime me 350 pjesëmarrës nga sektorët publik e privat

Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike, si një nga prioritetet kryesore të qeverisë, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike në bashkëpunim me kompaninë ALEAT dhe Qendrën Kombetare të Regjistrimit, organizuan aktivitetin me temë “Përdorimi i produkteve të sigurta në shërbimet publike”

Ky aktivitet u konceptua si mbyllja e fushatave ndërgjegjësuese për përdorimin e produkteve të sigurta elektronike, të cilat janë zhvilluar që prej muajit prill për punonjësit e administratës publike, me qëllim rritjen e performancës së tyre dhe për sektorin privat me qëllim lehtësimin e procedurave administrative. Gjatë dy muajve të fushatës ndërgjegjësuese janë trajnuar rreth 350 punonjës të institucioneve të ndryshme të sektorit publik dhe privat.harito1

Duke marrë fjalën në këtë aktivitet, ministrja Harito u shpreh se “Qeveria është e angazhuar në mënyrë shumë të vendosur, me një plan shumë të qartë veprimi, për të nxitur shërbimet inovative, shërbimet online, lehtësimin e shërbimeve publike për qytetarët, por njëkohësisht për të lehtësuar edhe jetën e biznesit duke përmirësuar me të gjitha mjetet që na jep sot teknologjia, mënyrën se si i ofrojmë shërbimet si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat”.

Sipas ministres së Inovacionit në muajt e fundit vetëm nëpërmjet QKR kanë qarkulluar rreth 4000 mijë dokumenta elektronikë dhe ky është një hap i mirë për t’a zgjeruar edhe më shumë rrethin e përdoruesve të këtij shërbimi.

haroto3“Qëllimi ynë është t’ju lehtësojmë jetën qytetarëve, të pakësojmë burokracitë dhe nëpërmjet kësaj të pakësojmë mundësitë për korrupsion, sepse sigurisht aty ku nuk ka më sportel, ka një mundësi më pak për korrupsion dhe kjo është ajo që kemi thënë gjithmonë, ngritja e sistemeve për të luftuar korrupsionit”, ka theksuar Ministrja e Shtetit, Milena Harito.

Nënshkrimi elektronik, sot konsiderohet si mjeti më i sigurt në komunikimin elektronik, i cili garanton vlefshmërinë ligjore të dokumentit elektronik dhe fuqinë provuese të tij, të njëjtë me formën shkresore.

Identifikimi i sigurtë dhe nënshkrimi elektronik, të cilat gjenerohen nga certifikatat elektronike të inkorporuara në letërnjoftimin zyrtar, mundëson për qytetarët përfitimin e shumë shërbimeve në distancë. Këto certifikata elektronike, ofrohen falas për qytetarët nga kompania ALEAT.harito2

Nga ana e saj QKR është duke ofruar nëpërmjet portalit e-Albania, ekstraktet si dokument elektronik si dhe mundësinë e aplikimit online nëpërmjet përdorimit të letërnjoftimit elektronik dhe certifikatave elektronike të vendosura në të, për regjistrimin e një biznesi.

Çdo dokument i nevojshem për këtë proces, mund të shkakrkohet nga qytetarët, duke përdorur identifikimin e sigurt elektronik dhe nënshkrimin elektronik, si dhe të përfitohet certifikata e regjistrimit më nenshkrim elektronik nga QKR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button