Politika

Nënshkrimi i MSA-së, Tirana zyrtare përshëndet Kosovën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përshëndetur nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Tashmë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë nënshkruar MSA-në. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje e ankoron Kosovën në rrjedhën evropiane”, ka thënë Bushati në reagimin e tij.

Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen, duke thënë se, “Kosova hodhi sot një hap historik në drejtim të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian”.

“Nënshkrimi i MSA-së është një arritje madhore e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, si dhe një investim i sigurtë për interesat kombëtare të shqiptarëve kudo ku janë. Urime Kosovë!”, është shprehur Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button