⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 85.68 ▼0.05%
ARI 3,852 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,074 ▼ -1.43% ETH $1,799 ▼ -1.14% XRP $0.9704 ▲ +1.63% SOL $73.1900 ▲ +2.39%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.68 ▼0.05 % ARI 3,852 ▼0.03 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.68 ▼0.05 % ARI 3,852 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Sporti

Nënshkruhet marrëveshja për Inter Academy Albania në Tiranë, Gonxhja: Një hap i rëndësishëm për formimin sportiv dhe edukativ të të rinjve

Projekti Inter Academy Albania do të zhvillohet në Tiranë, pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Inter Club Albania.

Një akademi futbolli me standardet dhe metodologjinë e klubit italian Inter pritet të nisë në Shqipëri. Siç njofton Shqiptarja.com, Inter Academy Albania do të zhvillohet në Tiranë, pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Inter Club Albania.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Blendi Gonxhja, i cili e ka cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit dhe për mundësi të reja për talentet e reja shqiptare.

Inter Academy Albania është akademia zyrtare e FC Internazionale Milano në Shqipëri dhe synon të sjellë një model ndërkombëtar të formimit sportiv dhe edukativ, të bazuar në metodologjinë, standardet dhe përvojën e Interit.

Përmes përfshirjes së stafit teknik të Interit dhe trajnimit të trajnerëve shqiptarë, akademia do të krijojë mundësi për qindra fëmijë dhe familje në kryeqytet dhe në rajon.

Projekti do të kombinojë sportin me edukimin, do të promovojë përfshirjen e vajzave në futboll dhe do të mbështesë talentet e reja përmes programeve të bursave, që vlerësojnë rezultatet në shkollë, disiplinën dhe përkushtimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.