☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 85.67 ▼0.06%
ARI 3,853 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,466 ▼ -1.15% ETH $1,809 ▼ -0.82% XRP $0.9747 ▲ +1.91% SOL $73.7000 ▲ +2.78%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.67 ▼0.06 % ARI 3,853 ▼0.01 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.67 ▼0.06 % ARI 3,853 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si gjykatë me motive politike dhe duke vënë në pikëpyetje respektimin e të drejtave të njeriut ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Tasholli ka thënë se mënyra se si ka nisur dhe është zhvilluar procesi gjyqësor, sipas tij, dëshmon për karakterin politik të kësaj gjykate.

“Krejt ajo se qysh ka nis prej shantazhit dhe si ka vepru duke i shkelur të drejtat e njeriut e si ka vepruar me njerëzit aty brenda shumë lehtë mund t’ia lëmë mbiemrin si ‘Gjykatë Fashiste’. Ajo gjykatë nuk ka asgjë sa përketë demokracisë liberale, ka siklete tjera ekskluzive politike”, ka deklaruar Tasholli.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Gjykata Speciale i trajton ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se kjo gjykatë shpërfill të drejtat e një shoqërie dhe të luftës për liri.

“Hapat dhe mënyra e kësaj gjykate se si e nënçmon një shoqëri të tërë dhe se qysh i shpërfill të drejtat e një shoqërie e të drejtat e luftës për liri janë me të vërtetë shqetësuese. Mënyra se qysh ka shku i gjithë procesi është proces puro politik dhe kjo gjykatë vizavi institucionet e BE-së janë fut në një rrugë pa dalje”, ka thënë ai.

Tasholli ka kritikuar edhe institucionet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar që Kosova të mos hezitojë të shprehë hapur pakënaqësitë e saj lidhur me Gjykatën Speciale.

“Ne si shoqëri duhet të jemi më serioz dhe të mos kemi frikë Bashkimin Evropian e as institucionet e tyre duke ju thënë në sy se ‘po rreni dhe po e përdorni këtë gjykatë për hesape të juaja dhe i keni hip në qafë UÇK-së’. Do të thotë duhet të flasim pa dorëza dhe nuk duhet të lejojmë këtë”, është shprehur Tasholli.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për kushtet e mbajtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke përmendur në veçanti ushqimin që u shërbehet atyre.

“Prej aspektit minimal të të drejtave njerëzore, prej mënyrës se si u servohet ushqimi është skandaloze, ata hanë konzerva, kriminelët i trajtojnë më mirë nga Norvegjia deri në Australi, këta (ish-krerët e UÇK-së në Hagë) heqin edhe për ushqim. Atëherë qysh mundet një gjykatë që i shkel të drejtat e njeriut me dhënë verdikt të drejtë”, ka deklaruar Tasholli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.