🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,564 ▲2.54%
DOW 52,514 ▲2.39%
NASDAQ 25,287 ▲2.88%
NAFTA 85.49 ▼5.88%
ARI 4,143 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,922 ▼ -1.33% ETH $2,129 ▼ -4.58% XRP $1.0949 ▼ -4.9% SOL $86.5500 ▼ -3.36%
S&P 500 7,564 ▲2.54 % DOW 52,514 ▲2.39 % NASDAQ 25,287 ▲2.88 % NAFTA 85.49 ▼5.88 % ARI 4,143 ▲1.66 % S&P 500 7,564 ▲2.54 % DOW 52,514 ▲2.39 % NASDAQ 25,287 ▲2.88 % NAFTA 85.49 ▼5.88 % ARI 4,143 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

Aktivistja nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka deklaruar se kryeprokurorit Zejnullah Gashi, i kanë kërkuar që në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt të mos ketë njerëz të paprekshëm, duke paralajmëruar se do të kërkojnë përgjegjësi prej tij nëse ky zotim nuk përmbushet.

Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Sijarina ka thënë se këtë kërkesë ia kanë përcjellë edhe koordinatorit kundër dhunës në familje. Sipas saj, gjatë takimit kanë marrë garanci se nuk do të ketë persona të paprekshëm.

“Ne e dimë shumë mirë që në këtë shtet, edhe në të kaluarën, ka pasur njerëz të paprekshëm. Këtë mesazh ia kemi dhënë edhe kryeprokurorit dhe koordinatorit kundër dhunës në familje”, ka deklaruar ajo.

Sijarina ka theksuar se aktivistët do t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit institucionalë për zotimet e dhëna.

“Na garantuan që nuk do të ketë njerëz të paprekshëm. Ne thamë që, po pati njerëz të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë, sepse nuk mund të vazhdojë ky shtet t’i mbrojë të pushtetshmit në kurriz të viktimave, në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

– YouTube www.youtube.com

Krahas kërkesës për llogaridhënie, Sijarina ka kritikuar mungesën e informacionit publik për përgjegjësinë institucionale në rastin e Arlinda Zekajt. Sipas saj, përtej denoncimeve që ka lënë vetë viktima, ende mungojnë përgjigjet për personat që përmenden përgjatë rastit.

“Ka njerëz të cilët përmenden përgjatë rastit, për të cilët ne nuk kemi përgjigje”, ka theksuar ajo.

Sijarina ka shtuar se aktivistët i kuptojnë procedurat penale, por kërkojnë veprim më urgjent dhe përparësi institucionale për këtë çështje.

“Neve po na thonë që të gjithë mekanizmat janë funksionalizuar, por ajo që po kërkojmë është të jetë në krye të agjendës”, ka deklaruar Sijarina. /Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.