☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▲0.47%
DOW 51,158 ▼0.04%
NASDAQ 27,373 ▲0.67%
NAFTA 90.21 ▼0.99%
ARI 4,160 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,135 ▼ -0.16% ETH $2,686 ▼ -0.49% XRP $1.4910 ▼ -0.79% SOL $119.2300 ▼ -1.94%
S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 % S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

Neza: Drejtori i Policisë s’ka të drejtë të caktojë vendin e protestës, por të sigurojë mbarëvajtjen

Analisti Sami Neza ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se drejtori i Policisë s’ka të drejtë të caktojë vendin e protestës, por të sigurojë mbarëvajtjen e saj.

Problemi, sipas Nezës, është se sapo kalojnë disa minuta, policia ndërhyn sistematikisht në protestë, një praktikë që është bërë zakon të paktën që nga protesta e vitit 2019.

“Ndërhyn në protestë dhe kjo është e patolerueshme. Policia del prej funksioneve dhe detyrave të saj”, tha Neza.

Ai shtoi se detyra kryesore e policisë gjatë protestave është ruajtja e pasurive publike dhe e objekteve shtetërore. “Ajo nuk është e detyruar të shkojë tek qytetarët që janë në protestë, që marshojnë e ecin për qëllimet e tyre.”

Duke iu referuar pamjeve të drejtpërdrejta nga protesta e fundit, ku policia përdori ujë me presion për të bllokuar lëvizjen e protestuesve drejt Ministrisë së Brendshme, Neza u shpreh se kjo tregon qartë një rol tjetër të policisë: “Çfarë tregon se policia nuk e ka rolin e sigurimit të protestës, por rolin e shtypjes së protestës”.

Analisti theksoi se drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka të drejtë të vendosë sa do të zgjasë protesta, ku do të zhvillohet apo çfarë do të bëhet gjatë saj.

“Drejtori i policisë njoftohet dhe ai duhet të marrë masat që protesta të vijojë dhe të përmbushë qëllimin e saj. Pra, policia duhet të lejojë protestën të përmbushë qëllimet e saj, ndërkohë që detyra e saj e vetme është të ruajë qytetarët, objektet publike dhe pronën e qytetarëve në rast se protesta shkallëzon dhe ka cenime të pronës”, tha më tej ai.

Neza nënvizoi se deri tani, jo vetëm në këtë protestë, por as në protestat e mëparshme, nuk janë regjistruar cenime ndaj pronës private, as dëmtime serioze të objekteve shtetërore e aq më pak sulme fizike ndaj forcave të policisë.

Megjithatë, policia ka zgjedhur të ndërhyjë. “Policia duhet të heqë dorë menjëherë nga kjo sjellje që është jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por është edhe antikushtetuese, bie ndesh me funksionet e saj dhe me të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar”, përfundoi analisti Sami Neza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.