Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të nar
Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ky ka qenë thelbi i takimit të zhvilluar sot (5 tetor) nga ambasadori i ri amerikan në Tiranë, me kreun e SPAK, Klodian Braho.
“Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, shkruan ambasada në rrjetin social.
Po në postim theksohet se:
“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.