“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë ven
Pas katër orës debatesh ky ishte rezultati votimit në parim në komisionin e ligjeve të varjantit të socialisteve të projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” në thelb të cilit është ulja numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 ne 46.
Me vetëm me 8 votat pro të socialistëve projektligji i kalon për votim seancës plenare të 8 Tetorit. Të pestë anëtarët demokrat në këtë komision e votuan kundër.
Kryetari i opozitës Sali Berisha ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën kundërshtuese të kësaj reforme të enjten. Ai nuk e shfrytëzoi seancën plenare dedikuar problemeve të qytetarëve për të sjellë zërin e tyre.
U ndal gjatë në atë që e quajti “mospasje interesi nga socialistët në të folurin për një çështje me interes kombëtar siç e vlerësoi ai zhvillimet me ish drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni. Lëshoi akuza të forta si po funksionon parlamenti.
“Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në Parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës”, tha Berisha.
Ky qëndrim i Berishës u interpretua nga kreu grupit parlamentar të PS Taulant Balla si një bojkot i mundshëm i jetës parlamentare prej opozitës.
“Mos përsërisni skenarët e 2019, uroj të mos ndodhë. Nuk është asnjëherë rastësi, që nga Rambujeja e deri më sot, sa herë Kosova ka halle dhe nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm kundër institucioneve demokratike të Shqipërisë”, tha Balla.
Sikurse seancat e shkuara të parlamentit edhe kjo e kësaj të hëne u shoqërua nga një protestë me pjesëmarrës ata të cilët e vijojnë protestën çdo mbrëmje përpara kryeministrisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.