☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nga 1 janari 2018, qytetarët dhe bizneset në Tiranë do paguajnë ujin me tarifa të reja

Duke filluar nga data 1 Janar 2018, qytetarët dhe bizneset në Tiranë do të paguajnë tarifa të reja për furnizimin me ujë të pijshëm.

Vendimi i miratuar në fillim të nëntorit nga Enti Rregullator i Ujit, që specifikon tarifat e reja për konsumatorin familjar dhe për bizneset në Tiranë, është botuar në “Fletoren Zyrtare” dhe hyn në fuqi në vitit 2018.

Tarifat e reja për ujin në Tiranën

Tarifat e reja të Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për Bashkinë e Tiranës specifikojnë: tarifa e ujit për klientët familjarë bëhet 65 lekë/m3, nga 45 lekë/m3 që është aktualisht.

Për klientët publikë 140 lekë/m3, për klientët privatë tarifa shënon 155 lekë/m3 dhe për prodhim pijesh dhe pishina, tarifa e ujit bëhet 170 lekë/m3.

Ndërsa për kategoritë furra buke, shitje uji me shumicë dhe HEC i Lanabregasit, tarifat bëhen përkatësisht 95 lekë/m3, 12 lekë/m3 dhe 5 lekë/m3.

Sipas njoftimit të ERRU-t, ndryshimet do të sjellin ndikim në përmirësimin e performancës së Ujësjellës Kanalizimeve të kryeqytetit për vitet në vijim.

Në vitin 2019 niveli i ujit pa të ardhura do të ulet në 60% kundrejt vitit 2018 që parashikohet të jetë 65% për tu reduktuar në 40% në vitin 2022, citon ERRU.

Tarifat sipas kategorive janë si më poshtë:

 

Në kryeqytet uji kushton më lirë se në 12 qytetet e tjera

Duke iu referuar tarifave aktuale të ujit të publikuara nga Enti Rregullator i Ujit, uji në kryeqytet kushton më lirë se në 12 qytete të tjera, që janë: Berat-Kuçovë, Delvinë, Fier, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Malësi e Madhe, Pogradec, Rrogozhinë dhe Sarandë.

Nga 1 janari i vitit që vjen, çmimi i ujit në Tiranë do të barazohet me Korçën, por do të jetë më i ulët se çmimi i ujit në Durrës. Rritja mujore në Tiranë është argumentuar nga bashkia e kryeqytetit për të mbuluar investimet që do të mundësonin furnizimin me ujë të Tiranës 24 orë në ditë, brenda 5 viteve të ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.