Ekonomia

Nga Balfin te Kastrati, grupet me fitimet më të larta në vend

Grupet më të mëdha në vend, me pronësi shqiptare, sa po vijnë e fuqizohen, si në drejtim të të ardhurave ashtu dhe fitimeve. Sipas të dhënave të bilanceve, të përpunuara nga Monitor, 6 grupet shqiptare më të mëdha (Balfin, Kastrati, Infosoft, Agna, Bolv Oil, Nushi) kishin në total nga aktiviteti në Shqipëri fitime prej 82 milionë eurosh, sa një e treta e fitimeve të raportuara nga 93 mijë biznese të vogla në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve.

Grupi me fitime më të mëdha në vend është Balfin, me rreth 40 milionë euro nga aktiviteti në Shqipëri dhe 54 milionë euro në total (përfshirë dhe fitimet nga aktiviteti në Maqedoni); i ndjekur nga Kastrati me 16 milionë euro; Infosoft me 11 milionë euro; Agna, me gati 8 milionë euro; Bolv Oil me gati 5 milionë euro dhe bizneset në pronësi të Vilma Nushi me gati 3 milionë euro.

Balfin

Balfin është grupi me fitime më të mëdha në vend. Pesë kompanitë kryesore të grupit, RFZ Building, MANETCI, Albchrome, Tirana East Gate, Qendra tregtare Univers, NEPTUN deklaruan në total fitime prej 4.5 miliardë lekë (33 milionë euro), me rritje 122% me bazë vjetore, si rrjedhojë e performancës së mirë të subjekteve me aktivitet në fushën e ndërtimit. Kompania e grupit me ecuri më negative është SPAR, me 305 milionë lekë humbje. Kjo e fundit, në dhjetor 2016 përthithi RFZ Bulding, sipërmarrjen me përfitueshmëri më të lartë të grupit. Nga bizneset e tjera tw grupit (BFI Trade, Kid Zone, Acrem, Fashion Group Albania, Milsped Albania,Final) fitimet në total ishin 220 milionw lekë, duke amortizuar humbjen e Spar.

Sipas burimeve zyrtare nga grupi Balfin, fitimet në total nga aktiviteti në Shqipëri ishin rreth 5.5 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.

Duke përfshirë edhe fitimin nga shitja e Scopje East Gate në Maqedoni prej në Balfin vjen si fitim dividendi, fitimet e grupit në total arritën në 7.4 miliardë lekë në vitin 2016, ose rreth 54 milionë euro.

Kastrati

Kastrati është grupi më i madh sa i përket xhiros, por i dyti për fitime, teksa tregtimi i naftës, që është aktiviteti bazë, rezulton me përfitueshmëri të ulët. Tre kompanitë kryesore të grupit KASTRATI SH.A. (tregtim me shumicë i naftës), KASTRATI (tregtim me pakicë i naftës) dhe Alb-Siguracion (sigurime) rezultuan me një fitim prej 2.2 miliardë lekësh (16 milionë euro), me një rritje prej 6% me bazë vjetore.
Kompania tjetër e grupit Auto Star Albania, distributori zyrtar i Mercedez Benz në Shqipëri ka vijuar aktivitetin me humbje, ndonëse ato u reduktuan në nivele minimale prej 950 mijë lekësh, nga 19 milionë lekë në 2015-n.

Infosoft-Joti

Katër kompanitë e grupit Infosoft-Joti (që ka aktivitet në fushën e tregtimit dhe informatikës), INFOSOFT SYSTEMS, INTER TRADE & DISTRIBUTION, INTERBRANDS, INTER TRADE & DISTRIBUTION, kishin fitime prej 1.5 miliardë lekësh në 2016-n (rreth 11 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 69% me bazë vjetore.
Kompanitë kryesore të Grupit Infosoft kanë realizuar në total një xhiro prej 21.4 miliardë lekësh në aktivitetin në Shqipëri, sipas të dhënave nga Tatimet, me rritje prej rreth 5%. Në fund të vitit 2016, 49% të kuotave të ITD iu shitën grupit Balfin.

AGNA

Dy kompanitë kryesore të grupit, Agna sh.a. (shpërndarës produktesh dhe investues), Alfa sh.a. (ambalazhues i Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; prodhues i Glina dhe Spring; shpërndarës i Heineken, Amstel, Alfa Beers, Tsantali Wines dhe Shark Energy Drink), realizuan për vitin 2016 fitime prej 1.1 miliardë lekësh, pothuajse të njëjtin nivel me 2015-n. Dy kompanitë raportuan një xhiro prej rreth 21.4 miliardë lekësh, me një rritje prej 7.3% në raport me vitin e mëparshëm.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button