🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,651 ▲ +0.27% ETH $1,716 ▲ +1.67% XRP $0.9254 ▼ -1.04% SOL $70.0900 ▼ -0.77%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
roze

Nga burgu në biznes, Russell Brand shet bluza për të kërkuar lirimin e tij

Nga burgu në biznes, Russell Brand shet bluza për të kërkuar

Russell Brand ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të kërkuar mbështetjen e publikut, duke nxjerrë në shitje bluza dhe kapele me sloganin “Free Russell” (Lironi Russell), ndërsa ndodhet në burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale.

Artikujt po shiten përmes faqes së internetit të kompanisë së tij të mirëqenies, Reborn, me një çmim prej 34.99 dollarësh secili. Koleksioni përfshin dy modele bluzash dhe një kapele.

Njëra prej bluzave mban fotografinë e komedianit britanik së bashku me mbishkrimin “Free Russell”, ndërsa në dy artikujt e tjerë shfaqet slogani “Free Russell Brand”.

Kompania i ka prezantuar produktet si pjesë të një fushate për mbledhjen e fondeve, duke e përshkruar Brand si dikë që është “heshtur për shkak se foli kundër padrejtësisë dhe korrupsionit”. Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kujt do t’i shkojnë të ardhurat nga shitjet.

Nisma vjen pak ditë pasi Brand u dënua me 10 vite e gjashtë muaj burg, pasi një juri në Londër e shpalli fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulme seksuale ndaj katër grave, për vepra të kryera mes viteve 2004 dhe 2009.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, 51-vjeçari ka vijuar të pretendojë pafajësinë. Më 15 nëntor, bashkëshortja e tij, Laura Brand, lexoi një mesazh të dërguar prej tij gjatë emisionit të tyre në YouTube, ku ai falënderoi mbështetësit dhe kërkoi lutjet e tyre për veten dhe familjen.

Ndërkohë, mesazhi i transmetuar nga burgu ka vënë në lëvizje autoritetet britanike, të cilat po shqyrtojnë nëse Brand ka shkelur rregullat e burgut duke komunikuar publikisht përmes bashkëshortes së tij.

Sipas raportimeve, komediani po shqyrton gjithashtu mundësinë e apelimit të vendimit dhe dënimit të tij. Pas shpalljes fajtor, edhe gjashtë gra të tjera kanë ngritur akuza për sjellje të pahijshme seksuale ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.