Nga Channel 5 te Porsche 911: Sekretet e numrave të famshëm
Çfarë i pati shtyrë krijuesit dhe investitorëve për të zgjedhur një numër në vend të një tjetri për t’iu dhënë emra produkteve dhe shërbimeve.
Nga 112 tek 500, nga Chanel numër 5 tek Boeing 747. Ja numrat më të famshëm në botë dhe pse u zgjodhën.
Rruga 66
Kjo është autostrada më e famshme në SHBA që lidh Çikagon me Los Anxheles. E gjatë 3860 km, ajo lidh 8 shtete dhe kërkon të ndryshosh plot tre herë orën, pasi kalon në tre zona të ndryshme oraresh. Shteti i Kentakit, preferoi ta quajë këtë rruge jo si autostrada 62, sipas parashikimit, por “66”. Kjo vetëm dhe thjeshtë për faktin se ky numër ishte me i thjeshtë për t’u memorizuar. Dhe të ecësh në 3.860 km e kësaj rrugë nënkupton të kalosh 8 shtete amerikane dhe tre ndryshime oraresh. Kjo rrugë ka shënuar historinë e SHBA-ve: Emigracion, industri transporti, bumin ekonomik pas luftës dhe epokën “hippy” .
Fiat 500
Në vitin 1931 lindi Fiati i famshëm 500. Emërtimi i kësaj makine legjendare të fabrikës së famshme të prodhimit të makinave FIAT, merr shtysën prej faktit se ajo kish një motor me dy cilindra dhe volum prej 500 cm3. Në vitin 1957 erdhi “500 e re”, por edhe pse në atë kohe ajo kushtonte 500 mijë lireta, ose sa rroga vjetore e një punëtori, ky emër u bë i famshëm.
112
Numri i urgjencës 112. Në vitin 1972, Konferenca Europiane e Postave dhe Telekomunikacioneve vendosi që të gjithë vendet evropiane të përdorin të njëjtin numër për thirrjet urgjente. Ky numër do të ishte pikërisht 112, kjo për faktin që të më lehtë të kujtueshëm, por edhe për të shmangur gabimet që zakonisht bëheshin kur shifra kishte tre numra të njëjtë. Në vitin 2004, Bashkimi Europian vendosi që ky numër të përdorej në të gjithë Europën. Në shumë vende ky numër korrespondon për ndonjë shërbim emergjence.
501 (Levi’s)
Është numri që Levi Strauss në vitin 1890 iu dha një lloj modeli pantallonash xhinsash. Fillimisht xhinset përdoreshin nga punëtorë, minatorët dhe kaubojsat, për t’u bërë më pas shumë të famshëm.
Boeing 747
Në vitet ’40, kur Boeing prodhonte avionët e saj, përdorte numra të ndryshëm për të identifikuar prodhimet në varësi të përdorimit. Ato me 300 dhe 400, ishin të destinuar për avionët ushtarake. Me 500 ishin avionët me motor me turbinë dhe 600 avionët me motorë reaktive. Kështu që për avionët e transportit publik, mbetej shifra 700. Ndërkohë qe ideja për të përdorur numrin 7 edhe në fund, lidhej me stilin e dizajnit, kurse numri në mes, në këtë rast numri 4, lidhej me radhën e prodhimit të avionit të një tipi të caktuar.
Channel “5”
Ka dy arsye që Channel, produktin e parë të saj e quajti Channel “5”. Së pari pasi ky numër iu propozuar edhe nga kimisti i njohur Ernest Beaux, por edhe për faktin se Channel kish kuptuar se ky numër ishte fatsjellës për të, gjë te cilën e ka pranuar edhe në një intervistë të shumë viteve më pas. Marilyn Monroe (në foto), ishte e përzgjedhura më e njohur për reklamimin e këtij parfumi. Në vitin 1952, gjatë një interviste deklaroi: “Çfarë vesh në shtrat? Chanel Numër 5, gjithmonë”.
49
(San Francisco 49ers). Kjo lidhet me historinë se kur zë fill skuadra e futbollit amerikan. Ishte pikërisht viti 1849, kur pionieret e skuadrës se futbollit arritën deri në San Françisko në kërkim të arit. Këtu ata krijuan edhe skuadrën e futbollit, e cila qe nga ajo kohë u quajt vetëm “49”.
Porsche 911
Në vitin 1964, Porsche prezantoi në Paris makinën saj, të cilën fillimisht e quajti Porsche 901. Por meqenëse kjo ide ishte përqafuar me parë edhe nga Peugeot, gjermanët preferuan që makinën e tyre ta quanin Porsche 911. Numri dhe makina u kthyen shumë shpejt në një mit.
10 (gjëra që…, ose 10 fakte që…).
Kush ishte i parë që futi listat me 10 gjëra…që sot janë shumë të famshëm dhe përdoren në çdo media. Ishin autorët e David Letterman Shos, më popullori talk show në televizionet amerikane. E bëjnë prej rreth 30 vitesh: një “top 10” komik çdo shfaqje.