🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 83.01 ▲0.74%
ARI 4,454 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,465 ▲ +0.72% ETH $1,899 ▲ +0.97% XRP $0.9992 ▼ -0.01% SOL $75.5200 ▲ +0.43%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 83.01 ▲0.74 % ARI 4,454 ▲0.37 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 83.01 ▲0.74 % ARI 4,454 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kronika

Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

Ylli Zalla është arrestuar këtë të hënë (17 gusht 2026) nga Policia e Shtetit, pas nëntë muajsh në kërkim.

49-vjeçari u kap në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisë”, pas një serie operacionesh të dështuara për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në operacion morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Por kush është Ylli Zalla dhe përse prej nëntorit të vitit 2025 ishte një nga personat më të kërkuar nga policia?

Në kërkim pas atentatit në Rinas

Emri i Ylli Zallës doli në vëmendje të policisë në nëntor 2025, pak ditë pas atentatit mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë Muçi Shaljani, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Më 14 nëntor 2025, tre ditë pas atentatit, policia zbuloi një arsenal armësh në një banesë në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas policisë, armët i përkisnin Ylli Zallës, i cili u shpall në kërkim.

Në banesë u gjetën 3 kallëpë tritol, 12 granata dore sulmuese, lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës dhe celularë të përshtatur për shpërthim. Gjithashtu, u sekuestruan 4 armë zjarri, 8 krehra dhe pjesë armësh, rreth 6 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 2 kilogramë e 25 gramë Cannabis Sativa.

Në atë kohë, policia po hetonte edhe një lidhje të mundshme të 48-vjeçarit me atentatin e Rinasit.

Një nga pistat e hetimit lidhej me përplasjet e grupeve kriminale të zonës së Niklës dhe Fushë-Krujës me grupin ku bënte pjesë Gilmando Dani. Sipas raportimeve të kohës, grupi hetimor kishte dyshime se Zalla u shërbente grupeve kriminale të kësaj zone duke u siguruar armë.

Megjithatë, në atë fazë policia nuk kishte prova që ta lidhnin drejtpërdrejt me ekzekutimin dhe hetimet vijonin.

Një tjetër arsenal në shkurt

Pavarësisht se ishte në kërkim, Zalla vijoi të ishte në qendër të operacioneve të policisë.

Më 20 shkurt 2026, në fshatin Zall të Fushë-Krujës, policia zbuloi një tjetër arsenal të madh armësh dhe lëndësh shpërthyese, pranë banesës së tij.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u gjetën dhe u sekuestruan 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 74 kapsolla detonatore, materiale të dyshuara C4 dhe 11 kallëpë dinamiti.

Gjithashtu u gjetën edhe 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh, 2 silenciatorë, rreth 9 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6 kilogramë Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia deklaroi se nga hetimet e para dyshohej se posedues i arsenalit ishte Ylli Zalla dhe e shpalli atë sërish në kërkim.

Arratisja nga operacioni i qershorit

Më 23 qershor, policia zhvilloi një tjetër operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në fshatin Zallë.

Në aksion morën pjesë DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale RENEA.

Por edhe këtë herë Zalla arriti t’u shpëtonte forcave të policisë. Sipas njoftimit zyrtar, pasi konstatoi shërbimet e policisë, ai u largua dhe u fut në pyll, duke përfituar nga errësira.

Në banesën e tij u gjetën një pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular që dyshohet se nuk mundi ta merrte me vete, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Në banesë u gjet edhe vëllai i tij, E. Z., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për një tjetër ngjarje kriminale.

Ndërkohë, një 55-vjeçar nga i njëjti fshat u arrestua, pasi policia dyshoi se kishte njoftuar dhe ndihmuar Zallën të largohej nga banesa kur kishte konstatuar mbërritjen e forcave të policisë.

Tritoli në derën e banesës, një ditë para arrestimit

Gjatë natës së 15 gushtit 2026, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës u regjistrua një shpërthim me lëndë plasëse në banesën e tij.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës. Shpërthimi shkaktoi dëme në godinë, ndërsa automjeti i parkuar pranë banesës, në pronësi të Zallës, u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht.

I arrestuar edhe më parë për bomba artizanale

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për policinë.

Sipas të dhënave të raportuara ndër vite, rreth 12 vjet më parë ai ishte arrestuar për prodhim të bombave artizanale. Në atë periudhë, ai ishte përfshirë edhe në një procedim që lidhej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Po ashtu, ndaj tij kishte pasur dyshime për lidhje me grupin ISIS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.