🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, më 30 gusht 2026, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, mori pjesë në aktivitetet përkujtimore të mbajtura në Gjenevë, kushtuar personave të zhdukur me dhunë dhe familjeve që vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

Fillimisht, Hetemi mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Ende duke pritur?”, të artistit Artan Korenica, në Ferme de la Golette në Meyrin. Ekspozita u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des disparus – Kopshti i të Zhdukurve.

Më pas, iu bashkua Marshit për Drejtësi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, të organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me shoqatat dhe organizatat partnere. Marshi nisi nga Parc des Cropettes dhe vazhdoi drejt Place des Nations, para selisë së Kombeve të Bashkuara, ku u mbajt programi përkujtimor.

Hetemi theksoi se kujtimi nuk mjafton dhe se familjet kanë të drejtë në të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë.Ai ritheksoi rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe nevojën për bashkëpunim institucional dhe qasje në arkivat relevante, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur.

Aktivitetet u përmbyllën me mbrëmjen kushtuar Ukshin Hotit dhe prezantimin e librit “Bisedë përmes grilave”, me letërkëmbimin ndërmjet Ismail Kadaresë dhe Ukshin Hotit, të përkthyer në frëngjisht nga Sébastien Gricourt.

“Pjesëmarrja e IKKL-së dëshmon angazhimin e vazhdueshëm institucional për dokumentimin dhe ruajtjen e së vërtetës, si dhe për mbështetjen e familjeve që, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të presin përgjigje. Kërkimi për personat e zhdukur nuk ka përfunduar. Përderisa familjet vazhdojnë të presin, puna jonë nuk ka përfunduar”, thuhet në komunikatën e IKKL-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.