Nga Greqia deri në Karaibe, ja parajsat me çmim të lirë
Erdhi koha që ishujt të blihen me çmim të lirë. Ju duket e pabesueshme!? Ja atëherë se cilët janë disa prej tyre, duke filluar që nga Greqia deri në Karaibe
Ide romantike dhe mundësi të pabesueshme për të jetuar larg nga kaosi i përditshëm, në një dimension perfekt mes natyrës dhe peizazheve. Kush është ai që nuk ka ëndërruar të blejë një ishull ëndrrash të gjithin për vete? Zakonisht, blerësit fatlumë janë artistë me famë ndërkombëtare, ose burra të biznesit me portofola “bujarë”, megjithatë ekzistojnë edhe parajsa të vogla që mund t’i keni “në dorë” me pak shpenzime. Sigurisht, jo gjithmonë është e pranishme një banesë faraonike, por pak rëndësi ka kjo.
Ishuj në shitje, një tendencë në rritje
Bëhet fjalë për një modë të kohëve të fundit. Ekzistojnë vende si Greqia, ku ky biznes po bëhet i rëndësishëm në një periudhë recesioni. Të shumtët janë blerës, që të tërhequr nga shifra jopenguese, vendosin të ndërtojnë një qoshe bote të izoluar, larg nga smogu dhe me një stil jetese të shëndetshme, padyshim të garantuar.
Në këtë kuptim, këtu futen sidomos arabët e dashuruar pas ishujve të Detit Jon dhe Egje (rreth 50 në shitje). Ndërsa për pjesën tjetër, është momenti i duhur për t’i blerë: për vende të tilla çmimet kanë rënë deri në 40 për qind vitet e fundit.
Në Karaibe tashmë në shitje është ishulli Paloma, i cili gjendet në brigjet e Panamasë, ndërsa ai kushton rreth 350 mijë euro, që për një ishull privat është mjaft i volitshëm. Pra kostoja është sa ajo e një shtëpie në një qytet të madh, por vetëm se në këtë rast gjendet në mes të detit me ujë kristal dhe rërë të bardhë.
Shitjes së ishujve privatë u bashkohen edhe mënyrat online, për shembull faqja “Vladi” vë në dispozicion pjesë toke ishullore duke nisur nga 50 mijë euro. Sigurisht, sa më shumë të shpenzoni, aq më i madh do të jetë komforti dhe bukuria rrethuese.
Ja disa shembuj:
-Helsinki në Finland: tre ishujt privatë (Kiiski-Saari Island Group) plotësisht të gjelbëruar, kanë “lindur” në liqenin Saimaa me një hapësirë totale rreth 4,400 km². Zona është shumë e dashur në nivel turistik, ku gjatë kohës së lirë mund të argëtoheni me aktivitete të ndryshme, gjithnjë në kontakt me natyrën. Distanca nga Helsinki është 250 kilometra dhe sidomos në sezonin më të bukur, gjatë verës, në një distancë të shkurtër, mund të merrni pjesë në festivale dhe koncerte për të gjitha shijet dhe nevojat. Ato mund të arrihen madje vetëm me një barkë nga deti Baltik përmes kanalit Vyborg dhe Lappeenranta.
Pronari aktual përdor një hidroplan. Ndërsa në dimër mund të përdoret makina ose këpucët e skive në liqenin e ngrirë. Dimensionet e ishujve janë: ai më i madhi është 1 hektar, i dyti 0,75 hektarë dhe i fundit ka 0,25 hektarë. Vetëm i madhi mund të shitet veçmas. Kostoja është 341.000 euro.
-Ishulli Krotteroy ndodhet në rrethinat rurale të bregdetit norvegjez Skerry, jo shumë larg nga qyteti Molde. Aty shkohet me shumë lehtësi me makinë e më pas me pak metra varkë. Madje edhe aeroporti nuk është shumë larg dhe ai i Aros, është mjaft i populluar.
-Gadishulli Framboise kushton rreth 279 mijë euro, emri është më shumë se i këndshëm dhe spektakli është i garantuar. Paraqet një mundësi të mirë, sepse aty ndodhen rreth 150 akra ( 1 ac = 4046.8564224 m2 ) pyje të paprekura, ndërsa do të mrekulloheni nga një pamje e pafund deti. Në këtë zonë ndodhet një shtëpi, e cila duket se ka nevojë për rikonstruksion, por që me siguri është një lloj pikënisjeje për të ndërtuar ndoshta edhe të tjera. Potenciali i biznesit është shumë i madh, sepse atje ka një faunë të pasur, aksesi në det është i garantuar, ka mundësi peshkimi, shëtitje me varkë, mbledhje frutash të egra etj. Prona është në panoramiken Fleur-de-lis Trail, mes portit të Hawkesbury dhe Kalasë së Louisburgut, në Skocinë e Re, pranë plazhit Morrison.
-Ishulli Hotham gjendet në Ontario në veri të Manica të liqenit Huron, në Kanada, ndërsa kostoja e tij është 495 mijë dollarë. Ishulli është në mes ishujve Fox dhe Frechette, jo shumë larg nga liqeni McBean. Ka shumë plazhe ranore dhe shkëmbore, si dhe bimë të rralla e porte natyrore. Një parajsë e vërtetë në tokë. Nuk është subjekt i qeverisë kanadeze, ndaj pronarët mund të zgjedhin lloje të ndryshme përdorimi. Qyteza më e afërt, ajo e Massey, arrihet për 30 minuta me makinë, ndërsa në Toronto mbërrihet pas katër orëve e gjysmë.
-Ambienti i ishullit Haloah ka shumë privatësi dhe qetësi, ndërsa ai gjendet në ujërat e Blind Bay. Në të gjendet një shtëpi e mirë mobiluar me shumë dhoma gjumi dhe papafingo. Nuk ka nevojë për mirëmbajtje të madhe, duke qenë se pak kohë ka që është rikonstrukturuar. Kostoja e tij është më pak se 200 mijë dollarë.