🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,310 ▲1.04%
NASDAQ 25,614 ▲0.69%
NAFTA 97.19 ▼6.66%
ARI 3,976 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,826 ▼ -0.3% ETH $2,287 ▲ +0.67% XRP $1.2511 ▼ -0.2% SOL $94.2300 ▼ -0.89%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

Indeksim i diferencuar, rishikim i moshës së përgjithshme dhe asaj të daljes së parakohshme në pension… Ndryshimeve në skemën e pensioneve do t’i shtohet edhe një formulë që përkthen më shumë mirëqenie për të moshuarit nga rritja ekonomike e vendit.

Dokumenti për rishikimin e skemës së pensioneve është gati për t’u hedhur në konsultim publik nga muaji shtator.

“Dhe jo në këtë rast vetëm në aspektin ekonomik, sepse indeksimi dhe bonusi shikohen edhe në aspektin politik. Ata janë të gjithë votues. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizë. Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar. Shpresojmë të mos mbetet thjesht si deklaratë publike.”

Një tjetër ndryshim që pritet të reflektohet në sistemin e pensioneve nga viti i ardhshëm është zbutja e hendeqeve mes pensioneve që marrin pensionistët në fshat dhe në qytet, si dhe kontributeve që ata kanë derdhur.

“Ka diferencë në pagesa. Diferencë ka edhe te derdhja e kontributeve shoqërore. Në zonat rurale ka pasur dhe ka shumë informalitet.”

Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Kjo ka bërë që raporti i varësisë së të moshuarve, që llogarit numrin e personave mbi 65 vjeç me ata në moshë pune, të rritet në 30.4 për qind, nga 16.7 për qind në vitin 2011.

“Thënë ndryshe, presioni mbi skemën e pensioneve sot është në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në pritje të nisjes së diskutimeve për ‘Planin Kombëtar për Sigurimet Shoqërore’, ekspertët e fushës kanë edhe sugjerime se si skema e pensioneve në vend mund të përmirësohet.

Dy elementë duhet t’i shtohen me patjetër skemës. I pari është pensioni privat i detyruar. Me rëndësi është gjithashtu edhe fundi i konceptit të pensionit të 13-të.”

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit që prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë, e cila sot kërcënon më shumë se kurrë edhe skemën e pensioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.