☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,035 ▼ -0.21% ETH $1,808 ▲ +0.4% XRP $1.1002 ▼ -0.78% SOL $77.3100 ▼ -1%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Politika

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Dorëheqja, kërkesa kryesore e protestuesve, nuk është opsion për maxhorancën socialiste.  Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi thotë se ndaj protestës do të jenë të kujdesshëm për të dëgjuar kërkesat e drejta qytetare, por mandati do të çohet deri në fund.

“Përsa i përket kërkesave politike, Partia Socialiste vazhdon ti qëndrojë besnik mandatit që i kanë dhënë shqiptarët në 11 Maj të vitit të kaluar. Kemi një marrëveshje, të çojmë vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian, të shtojmë investimet dhe shërbimet për qytetarët dhe të forcojmë Shqipërinë. Këtij mandati ne do ti qëndrojmë deri në fund”, tha Klosi.

Numri 2 i socialistëve komenton edhe zërat në radhët e të majtëve që kanë dalë pro protestës, siç është deputetja e larguar nga PS Marjana Koçeku apo Elisa Spiropali, zëra që Klosi thotë nuk e përçajnë partinë.

“PS vazhdon të jetë e konsoliduar. Kemi qenë në çdo qelizë të saj”, shprehet Klosi.

Madje, ai thotë që PS po përgatitet që në garën e ardhshme vendore të 2027 të jetë fituese në të gjithë territorin.

“Jemi gati për të fituar 61 bashkitë e Shqipërisë”, thekson ai.

Deklaratat, numri 2 i PS i bëri gjatë festës së “Besëlidhjeve, Poçemit” kushtuar historisë, traditës dhe identitetit të Mallakastrës, ku morën pjesë edhe kryebashkiaku Qerim Ismaili si dhe deputeti i zonës, Klevis Jahaj ndërsa mes aktiviteteve, u mbajtën panairi i produkteve lokale, ekspozita e Forcave të Armatosura, koncerti i Orkestrës Simfonike të Ministrisë së Mbrojtjes kinemaja e hapur me filma patriotikë shqiptarë etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.