☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,399 ▼0.4%
DOW 51,980 ▼1.45%
NASDAQ 24,818 ▼0.24%
NAFTA 84.79 ▲6.98%
ARI 4,131 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,159 ▲ +0.69% ETH $1,911 ▲ +0.01% XRP $1.0837 ▲ +2.4% SOL $74.0000 ▲ +0.16%
S&P 500 7,399 ▼0.4 % DOW 51,980 ▼1.45 % NASDAQ 24,818 ▼0.24 % NAFTA 84.79 ▲6.98 % ARI 4,131 ▲0.8 % S&P 500 7,399 ▼0.4 % DOW 51,980 ▼1.45 % NASDAQ 24,818 ▼0.24 % NAFTA 84.79 ▲6.98 % ARI 4,131 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Opinion

Nga roja e nderit te hajdutët e pulave

Nga THOMA GËLLÇI

Në nëntor të vitit 2018, Edi Rama organizoi ceremoninë shtetërore të kthimit në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit, themeluesit dhe udhëheqësit të Ballit Kombëtar. Kryeministri e paraqiti atë si personalitet të shquar të kulturës kombëtare, deklaroi se kthimi i eshtrave ishte një borxh dhe kritikoi historinë e shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit. Madje tha: “Mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më”.

Tetë vjet më vonë, po Edi Rama e quan Agron Shehajn “ballist” dhe e krahason me ballistët që, sipas tij, hynin nëpër kotece për të vjedhur pula. Mid’hat Frashëri u prit me roje nderi, fjalime dhe ceremoni shtetërore. Pasuesit e tij politikë, sipas nevojës së ditës, paraqiten si hajdutë pulash.

Nuk është fjala këtu për të justifikuar veprimin e Agron Shehajt. Nëse ka marrë në mënyrë të paligjshme një dokument të klasifikuar, çështja duhet të shqyrtohet nga organet kompetente. Ligji përcakton nëse kemi shkelje, çfarë shkeljeje është kryer dhe çfarë përgjegjësie ka deputeti. Kryeministri nuk është as prokuror dhe as gjykatës.

Por Rama nuk u mjaftua me kërkesën për hetim. Ai e shpalli Shehajn hajdut, e quajti “sorre vjedhacake” dhe i kërkoi prokurorisë “t’i tregojë vendin”. Kjo nuk është gjuhë ligjore dhe as qëndrim institucional. Është gjuha e sekretarit të dikurshëm të Partisë, i cili përcaktonte armikun dhe pastaj kërkonte që organet t’i jepnin dënimin e merituar.

Edhe etiketa “ballist” është marrë drejtpërdrejt nga fjalori politik i regjimit komunist. Për dekada, ballisti u paraqit jo si kundërshtar politik, por si kriminel, tradhtar, grabitës dhe njeri me ves të trashëguar. Rama rikthehet pikërisht te ky version kur shkruan se “vesi del me shpirtin”. Sipas kësaj logjike, njeriu nuk gjykohet vetëm për veprimin, por edhe për origjinën politike që kryeministri vendos t’i atribuojë.

Në vitin 2018, Rama kërkonte rishikimin e historisë së shkruar nga komunistët. Në vitin 2026, përdor propagandën e tyre për të sulmuar një kundërshtar. Atëherë Mid’hat Frashëri ishte burrë shteti i dënuar padrejtësisht nga fitimtarët. Sot “ballistët” janë hajdutë kotecesh. Ndryshimi nuk lidhet me ndonjë zbulim të ri historik. Lidhet vetëm me interesin politik të çastit.

Historia, në këtë rast, përdoret për të fyer kundërshtarin e radhës. Kur kemi nevojë edhe për votat e ballistëve, Mid’hat Frashëri shpallet figurë kombëtare. Kur situatat ndryshojnë, pasardhësit politikë të Ballit kthehen përsëri në personazhet e karikaturave të realizmit socialist.

Konfliktet e Luftës së Dytë Botërore nuk kanë asnjë arsye të rikthehen në debatet parlamentare të vitit 2026. Agron Shehaj duhet gjykuar për atë që ka bërë, jo për atë që kryeministri vendos ta quajë. Shqipëria ka ligje, prokurori dhe gjykata. Nuk ka nevojë për ndarje në partizanë, ballistë, sorra dhe hajdutë pulash.

Në fund mbetet vetëm një paqartësi: cili Edi Rama e ka drejt historinë? Ai që nderoi udhëheqësin e Ballit Kombëtar, apo ai që i paraqet ballistët si grabitës kotecesh? Përgjigjja është e thjeshtë: Edi Ramës nuk i intereson fare historia. E përdor atë si vend për nevojat e tij të ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.