☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Nga sot fillon kontrolli mbi bazë risku për tatimpaguesit e mëdhenj

mmmmmmmNga dita e sotme, aksioni kundër informalitetit do të përqendrohet edhe tek bizneset e mëdha. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se do të kalojë në sitë grupi i parë i kompanive të mëdha që do të auditohen.

Nga 780 kompanitë më të mëdha në vend janë përzgjedhur sipas modulit me bazë risku 50 prej tyre. Ato i përkasin tre sektorëve, tregtisë me shumicë, ndërtimit dhe hidrocentraleve.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, është vlerësuar që 59% e riskut vjen nga bizneset e mëdha. Këto të fundit sjellin rreth 80% të të ardhurave në buxhet.

Aksioni kundër informalitetit është fokusuar në javët e para të tij te bizneset e vogla, duke parë dhe mbylljen e 20% të subjekteve të kontrolluara sipas deklarimeve në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Financave. Kjo nënkupton se nga 36 mijë kontrolle, janë mbyllur 7200 biznese.

Ndërkohë, të dhënat e 8 mujorit, treguan se të ardhurat nga tatimet e doganat vijuan të ishin edhe poshtë planit të rishikuar në gusht nga ana e financave, me 1.8 miliardë lekë, apo 1.1% më pak se plani.

Financat kanë raportuar rritje me 33 miliardë lekë të xhiros së deklaruar, por mbetet për të parë të dhënat e shtatorit, se sa ky shtim deklarimi është përkthyer në rritje të të ardhurave në buxhet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.