🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,474 ▲ +0.38% ETH $2,690 ▼ -0.09% XRP $1.5163 ▼ -2.27% SOL $121.7900 ▼ -0.02%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Kosova

​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”

Sot, në Treviso të Italisë janë tubuar shqiptarë për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Këto protesta kanë për qëllim kundërshtimin e vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me dënimin prej 81 vjet burim për ish-presidentin Hasim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Sellimin.

Qytetarët shqiptarë protestuan të dielën edhe në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katër drejtuesit e UÇK-së.

Edhe në këtë protestë iu dha mbështetje e fuqishme UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë.

Protestuesit mbanin në duar famuj të UÇK-së dhe pankartat: “Liria ka emër” dhe “Jo në emrin tim”.

Protesta të tilla të dielën mbajtën edhe mërgimtarët edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë dhe në Gjenevë të Zvicrës.

Ndërsa, sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 12-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Dje, në Ulm, Frankfurt e Hamburg të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, u organizuan protesta nga diaspora shqiptare, transmeton KosovaPress.

Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.