☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.88 ▼1.26%
ARI 4,048 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,355 ▲ +1.15% ETH $2,318 ▲ +1.41% XRP $1.2814 ▼ -0.41% SOL $92.8700 ▼ -0.4%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.88 ▼1.26 % ARI 4,048 ▲2.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.88 ▼1.26 % ARI 4,048 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale kundër integritetit seksual, përfshirë ngacmimin seksual të vajzës së tij.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 nëntor 2026, në Pejë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas arrestimit të të dyshuarit janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë sekuestruar një laptop dhe dy telefona celularë, në cilësinë e provave materiale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë / NN. Më 02.11.2026 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet që e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare dhe dëshmitarja femër kosovare. Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit mashkull kosovar në cilësi të provave materiale është sekuestruar një llap-top dhe dy telefona celularë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.