Ngërçi fuqizoi rolin e presidentes!
Ndërhyrja e presidentes Atifete Jahjaga në tejkalimin e bllokadës, po e bën atë faktor të rëndësishëm dhe po e fuqizon rolin e saj. Të paktën kështu mendojnë analistët politikë.
Sipas tyre, mbështetja qe po merr nga partnerët ndërkombëtarë e fuqizon presidenten karshi proceseve politike.
Për analistin politik, Imer Mushkolaj, ngërçi i krijuar politik tash e sa muaj në Kosovë e ka fuqizuar aq shumë rolin e presidentes, sa që ndoshta në një situatë dhe kohë tjetër, sipas tij, nuk ka qenë e paramendueshme.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.