☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,531 ▲ +1.47% ETH $2,065 ▲ +3.64% XRP $1.3412 ▲ +1.18% SOL $84.2400 ▲ +2.9%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Qeveritare

Ngrihet agjencia për adresat e paligjshme në Internet

mbledhje_qeverieKëshilli i Ministrave ka vendosur sot ngritjen e një Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, e cila do u përgjigjet të gjithë personave që kanë ankesa në lidhje me adresat e paligjshme.

Sipas njoftimit të botuar në faqen zyrtare të qeverisë, ALCIRT ka ngritur një faqe online që  do t’u shërbejë të gjithë personave për të publikuar adresat e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme në përputhje me përcaktimet e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e tyre, si dhe ofruesve të shërbimit të aksesit në internet (ISP-ve) për marrjen e informacionit me qëllim mbylljen e aksesit në këto faqe sipas legjislacionit në fuqi.

Vendimi i qeverisë për adresat e paligjshme 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.766, DATË 14.9.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE PËR SIGURINË KOMPJUTERIKE (ALCIRT)”

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 Pas shkronjës “f”, të pikës 3, të vendimit nr.766, datë 14.9.2011, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:

 “g) Ngre, administron dhe mirëmban portalin online që do t’u shërbejë personave juridikë, publikë dhe privatë, për të publikuar adresat e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme në përputhje me përcaktimet e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e tyre, si dhe ofruesve të shërbimit të aksesit në internet (ISP-ve) për marrjen e informacionit me qëllim mbylljen e aksesit në këto faqe sipas legjislacionit në fuqi. ALCIRT-i nxjerr udhëzime dhe urdhra për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë shkronjë.”.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.