⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 89.88 ▲1.81%
ARI 4,159 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,561 ▼ -1.83% ETH $2,559 ▼ -1.88% XRP $1.3977 ▼ -4.31% SOL $114.6900 ▼ -2.9%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.88 ▲1.81 % ARI 4,159 ▲0.45 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.88 ▲1.81 % ARI 4,159 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ngritet kallëzim penal ndaj një personi nga Staro Nagoriçani, dyshohet për vrasjen e dy grave

MPB njfoton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një 26-vjeçari i cili dyshohet se ka vrarë dy gra dhe poashtu akuzohet edhe për tentim vrasje.

“Prokuroria Publike e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër T.B. (26) nga fshati Dragomancë, Komuna Staro e Nagoriçanit, për veprën penale “vrasje” për shkak të dyshimit se ai ka vrarë J.A. nga fshati Dragomancë dhe S.K. nga fshati Kleçovcë, si dhe për dyshimin për veprën penale “tentativë vrasjeje” kundër S.A. dhe R.T..

Pas kontrolleve dhe zhvarrimit të trupave të J.A. dhe S.K., u konstatua se personat kanë vdekur nga një vdekje e dhunshme. Bazuar në informacione dhe prova të tjera, u konstatua se ai i ka vrarë dy gratë dhe, në koordinim me Prokurorinë Publike, kundër tij u ngrit kallëzim penal. Më parë, Prokuroria Publike e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër T.B. për vrasjen e M.S. dhe M.M., dhe me propozim të prokurorit publik, një gjykatës kompetent urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim.

Prokuroria Publike e Kumanovës ngriti edhe një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kumanovës për veprën penale “kryerje e pakujdesshme e detyrës” kundër mjekëve ligjorë M.S. dhe D.D. nga “Spitali i Përgjithshëm” – Kumanovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.