⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,980 ▼ -5.23% ETH $1,623 ▼ -7.94% XRP $0.9107 ▼ -5.57% SOL $68.8400 ▼ -6.11%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
roze

Nick Cannon shtrohet në spital për ndërlikime të lupusit: lutuni për mua

Prezantuesi 46-vjeçar postoi foto nga shtrati i spitalit dhe kërkoi lutjet e fansave, ndërsa lufton sëmundjen autoimune që nga viti 2012

Nick Cannon ndodhet në spital, ndërsa vijon betejën e tij me lupusin. Prezantuesi 46-vjeçar i “The Masked Singer” publikoi të premten, më 20 nëntor, një foto nga shtrati i spitalit, ku shfaqet me maskë, duke u kërkuar ndjekësve të tij lutje. “Pray for me y’all” (Lutuni për mua), shkroi ai në Instagram, duke e shoqëruar postimin me hashtagun “Lupus Warrior”, siç raporton Just Jared.

Cannon u diagnostikua me lupus në vitin 2012, pasi u përball me probleme serioze shëndetësore, mes tyre dështim të veshkave dhe mpiksje gjaku në mushkëri. Që atëherë, sëmundja autoimune ka qenë pjesë e përditshmërisë së tij, duke e detyruar të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e jetesës.

Në një intervistë të shtatorit për Us Weekly, ai rrëfeu se diagnoza ia ndryshoi plotësisht jetën. Cannon tha se e mban sëmundjen nën kontroll me ushqim të kujdesshëm, pushim të mjaftueshëm dhe stërvitje dy herë në ditë. “Stërvitem për të qëndruar gjallë”, u shpreh ai.

Prezantuesi i njohur është baba i 12 fëmijëve me gjashtë gra, ndërsa fansat dhe kolegët e tij kanë vërshuar me mesazhe mbështetjeje pas postimit të tij nga spitali. I urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në skenë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.