Nikoliç: Kush kërkon destabilizimin
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, deklaroi se, nëse zbulohet ndokush që kërkon destabilizimin e Ballkanit, atëherë ai duhet të dalë menjëherë para gjykatës. Këto deklarata u bënë në Beograd, në konferencën e përbashkët të shtypit mes presidentit Nikoliç dhe homologut të tij maqedonas, Gjorge Ivanov.
“Ne në Ballkan… nuk duhet t’i prishim marrëdhëniet me njëritjetrin, marrëdhënie që i ndërtojmë vetë, me ngadalë dhe me kujdes. Nuk duhet që një vend të shkatërrohet nga lufta dhe më pas të krijohen marrëdhënie të mira”, tha Nikoliç.
Presidenti serb shtoi se kjo çështje, si edhe ajo e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, janë të ndjeshme dhe se kushdo që luan me marrëdhëniet në Ballkan, luan me jetët e popujve që jetojnë në Ballkan.
“Serbia nuk është nxitëse e destabilitetit, Serbia ndoshta vuan pasojat e krijimit të destabilitetit. Me Hungarinë kemi vendosur miqësi të qëndrueshme, pas gjitha krimeve të kryera, me Slloveninë nuk kemi ndonjë problem, Bosnje Hercegovinën e mbështesim, nëse mund dhe dëshiron të funksionojë, me Republikën Sërpska kemi të drejtë dhe obligim që të mbajmë marrëdhënie të veçanta, Malit të Zi nuk i ndërhyjmë në problemet e brendshme, me Maqedoninë angazhohemi që të zhvillojmë marrëdhënie sa më të mira, nuk e di kujt i pengon një Serbi e tillë”, tha Nikoliç.
ujku po e akuzon qingjin se po i turbullon ujin…ah po harrova gati se nuk ka me qingja ne ballkan te gjithe jena bere ujq dhe ulkoja, vetemse kete Nikoliqi nuk e din ende.