Politika

Nis mbledhja e grupit të PS, Doshi: Nuk jam i shqetësuar! Kokëdhima: Nuk bëhet fjalë për prerje kokash e përjashtime

*Mbledhja ne oren 13:00, Rama ne seli ne oren 12:35-

Rama-Mbledhje-grupi-PSGrupi Parlamentar socialist pritet të dalë sot me masë ndëshkimore ndaj deputetit të qarkut të Shkodrës, Tom Doshi. Në orën 13:00 të ditës së sotme, deputetët socialistë u mblodhën në selinë rozë për të diskutuar, në prani dhe të Kryeministrit Rama rreth deklaratave të Doshit, përmes të cilave ka kërcënuar Kryeministrin se nëse flet ato që di, do trondisë themelet e qeverisë.

Ka qenë ora 13:18 minuta kur deputeti Tom Doshi mbërriti në selinë e PS, në mbledhjen e grupit që nisi në orën 13:00.

Zoti Doshi, jeni i shqetësuar?

Doshi: Pse jam i shqetësum?! Nuk jam aspak!

Po sepse do diskutohet për ju sot..

Doshi: Nuk ka asnjë problem

I pari që mbërriti në selinë e Partisë Socialiste ishte Gramoz Ruci, dhe 5 minuta pas tij, në orën 12:35 minuta dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Pas tyre, deputetë të PS hynë një e nga një në selinë rozë ku pritet të diskutohet fati i kolegut të tyre socialist, Doshi.

I pyetur nga mediat, Koço Kokëdhima u shpreh se; ‘nuk bëhet fjalë për prerje kokash e përjashtime. Diskutimet i bëjmë në mënyrë shoqërore”. Pyetjes se cili është qëndrimi i tij, Kokëdhima tha se, “Qëndrimet e mia shkojnë në frymën e grupit”.

Pyetjes së medias, për mbledhjen, Rama nuk ka preferuar t’i përgjigjet.

Ndërkohe që deputeti Erjon Brace duke parë interesimin e madh te gazetareve të pranishëm u shpreh; “Paskeni ardhur të gjithë këtu? Po sikur të mos ndodhë gjë cdo bëni?”.

Deputeti socialist Armando Subashi nuk e ka kursyer ironinë lidhur me situatën. “Kemi tre ditë që shohim filxhan”­ tha ai.

Ndërkohë Ben Blushi, Paulin Stërkaj, Artan Gaçi thanë shkurt se; “do të flasim pas mbledhjes’.

 

Grupi i ndare ne dy pjese

Mësohet se qëndrimi i këtij grupimi brenda deputetëve socialistë mund të zbusë ndëshkimin ndaj Doshit, vetëm nëse deputeti i qarkut të Shkodrës bën një reflektim ndaj deklaratave të pak ditëve më parë, kërkon falje ndaj Kryeministrit Rama dhe këtë qëndrim e shoqëron me një deklaratë publike para mediave.

Pritet që mbledhja e sotme të përfshihet në debate të forta, për shkak të dy rrymave që janë krijuar tashmë në Grupin Parlamentar socialist.

Krahu i ashpër në Grupin Parlamentar pritet të kërkojë pezullimin, ndoshta dhe përjashtimin e Doshit nga Grupi socialist. Mësohet se qëndrimi i këtij grupimi brenda deputetëve socialistë mund të zbusë ndëshkimin ndaj Doshit, vetëm nëse deputeti i qarkut të Shkodrës bën një reflektim ndaj deklaratave të pak ditëve më parë, kërkon falje ndaj Kryeministrit Rama dhe këtë qëndrim e shoqëron me një deklaratë publike para mediave. I vetmi që ka bërë publik qëndrimin e tij radikal ndaj deklaratave të Doshit, është ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i ka cilësuar ato me “deklarata të tipit Berisha”. Gjithashtu, Tahiri është shprehur se qeveria nuk do të mbetet peng i askujt. Ky qëndrim i artikuluar nga Tahiri mësohet se është përpunuar dy ditët e fundit edhe nga deputetë të tjerë në Grupin Parlamentar, të cilët pritet të “shpërthejnë” sot. Grupimi tjetër është ai që përfaqësohet nga deputeti Koço Kokëdhima dhe Taulant Balla, të cilët kërkojnë të shmangin një ballafaqim dhe ndëshkim të deputetëve ndaj Tom Doshit dhe mosprishjen e unitetit brenda Grupit Parlamentar, por duke e shoqëruar këtë me një lloj reflektimi më shumë të heshtur sesa të artikuluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button