☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.48 ▼0.06%
ARI 4,151 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,721 ▼ -0.7% ETH $2,400 ▼ -0.57% XRP $1.2980 ▼ -0.58% SOL $104.7100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.48 ▼0.06 % ARI 4,151 ▼0.21 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.48 ▼0.06 % ARI 4,151 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Boterori

Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

Nga Fatjon Baze – TemA

Partizani ka ndezur motorët për sezonin e ri futbollistik. Krahas investimeve të mëdha që po bëhen në kompleksin e kuq, i cili këtë sezon do të ketë një stadium modern me tapet natyral dhe tre fusha stërvitore të standardeve më të larta falë investimeve të presidentit Gaz Demi, drejtuesit kanë përgatitur edhe emrin që pritet të drejtojë skuadrën në sezonin e ri.

Burime të sigurta për gazetarin sportiv Fatjon Baze bëjnë me dije se trajneri i ri i Partizanit do të jetë Florin Bratu.

Gazetari Fatjon Baze ka mësuar në mënyrë ekskluzive se tekniku rumun ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e kuq dhe shumë shpejt pritet të hedhë firmën mbi kontratë.

Florin Bratu ka një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur me skuadra të njohura si Rapid Bukuresht, Galatasaray, Gaz Metan, Dinamo Bukuresht, Nantes dhe klube të tjera të rëndësishme.

Edhe si trajner, ai ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të futbollit europian si Mircea Lucescu, Fatih Terim, Walter Zenga dhe shumë figura të tjera të njohura.

Bratu pritet ta marrë drejtimin e Partizanit në një moment ideal, ku do të ketë të gjitha mundësitë për të ndërtuar dhe formësuar skuadrën sipas ideve të tij, duke pasur edhe mbështetjen e plotë të presidentit Gaz Demi.

Florin Bratu ka lindur më 2 janar 1980 dhe është i pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të UEFA-s, përfshirë licencën UEFA Pro.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares së Rumanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.