Nis punën Bashkia e re e Beratit, Çuçi: Qeveria, partnere kryesore e 61 bashkive të reja
Konstituimi i bashkive të reja që dolën nga zgjedhjet e 21 qershorit ka nisur me Beratin. I pranishëm në ceremoni ishte dhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi. Ai tha se qeveri do të jetë partnerja kryesore e 61 njësive të reja vendore.
Pas konstituimit, 31 këshilltarët e rinj të Këshillit Bashkiak kanë zgjedhur edhe strukturat administrative, kryetarin, nënkryetarin, sekretarain e bashkisë së re, që tashmë do të ketë 99 mijë banorë.
Nis nga Berati konstituimi i bashkive. Ministri i Pushtetit vendore Çuçi: “Qeveria do të jetë partnerja kryesore e 61 njësive të reja vendore”
“Sot fillon një epokë e re në qeverisjen vendore dhe sa më shpejtë të konsolidojmë bashkitë e reja aq më të lehtë do ta kemi për të zbatuar vizionin e reformës”, vijon Çuçi.
Proçedura e mbledhjes së konstituimit ka vijuar më pas me proçesin e votimit, ku 31 këshilltarë votuan kryetarin e ri të këshillit bashkiak, Nikoleta Manka, nënkryetarin Dhurata Plaku dhe sekretarin e këshillit.
Më pas kryetari i ri i bashkisë, Petrit Sinaj, ka bërë dhe betimin përpara këshilltarëve, duke u shprehur se për të është një përgjegjësi mjaft e madhe drejtimi i kësaj bashkie me katër komuna dhe një numër prej 99 mijë banorët, nga 64 mijë që kishte përpara reformës administativo-territoriale.