Kronika
Nishani dekreton 4 gjyqtarë, 2 në Durrës e dy në Shkodër
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e 4 gjyqtarëve.
Gjyqtarët e dekretuar janë si më poshtë:
– Arben Vrioni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës
– Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Durrësit
– Aleks Nikolli, gjyqtar në Apelin e Shkodrës
– Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.