☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,608 ▲0.39%
DOW 46,649 ▲0.31%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,677 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,684 ▲ +3.51% ETH $2,141 ▲ +3.94% XRP $1.3389 ▲ +2.96% SOL $81.7100 ▲ +2.52%
S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 % S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Nishani: Mazhoranca po sulmon KLD me ngritjen e Kom. Hetimor

1801-Nga-mbledhja-e-KLD-se-Foto-ATSH-ARKIVE-525x350Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi programin e emërimit të krerëve të disa gjykatave si dhe shpalljen e vendeve vakante për inspektorë pranë Inspektoriatit të KLD. “A1 Report” ka siguruar rendin e ditës për mbledhjen e sotme të KLD, e cila drejtohet nga Presidenti Bujar Nishani.

Burime për “A1 Report” bëjnë me dije se në fillim të mbledhjes presidenti Nishani ka folur për Komisionin Hetimor për anëtarët e KLD duke e quajtur një rast të paprecedent, ndërsa ka thënë se mazhoranca po intimidon KLD. Por anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë shprehur se raste të tilla ka patur edhe më parë, duke kujtuar se edhe Kreshnik Spahiu është shkarkuar në një mënyrë të tillë.

Në mbledhjen e sotme, e cila po mbahet me dyer të mbyllura, zhvillohet procedura për emërimin e kryetarit të Gjykatave të Shkëllës së Parë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Vlorë dhe Pukë.

Ndërsa pas konstatimit të mbarimit të mandatit 5-vjeçar për inspektorët Izet Salaj, Hajrie Muçmata dhe Piro Samara, do të bëhet edhe rishpallja e vendeve vakante për inspektorë pranë inspektoratit të KLD.

Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të KLD është edhe shqyrtimi i kandidaturave për gjyqtarë për plotësimin e një vendi vakant në gjykatën e Apelit në Vlorë, 2 vende vakante në Shkodër, dhe 1 vend në Gjykatën e Apelit Durrës.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe për caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, të cilët kanë përfunduar vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës 2013-2014, profili gjyqësore, për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë në gjykata të rretheve gjyqësore.

Ndërkaq, do të merret në shqyrtim edhe kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Elidon Papazizi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.