Një 27-vjeçar dhe një foshnje gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Demiraj të Gjilanit, Policia nis hetimet
Policia e konfirmoi rastin e mëngjesit të së dielës: njësitet policore, prokurori dhe ekipi emergjent dolën në vendngjarje, ndërsa trupat u dërguan në IML për obduksion dhe rasti u cilësua si "Hetim i vdekjes".
Mëngjesin e së dielës, 1 nëntor 2026, në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnje. Siç njofton Telegrafi, i cili e raportoi i pari rastin, foshnja është rreth tre muajshe, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.
Siç konfirmoi për Betimi për Drejtësi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani, më 01.11.2026 rreth orës 08:47 Policia pranoi informacion për dy trupa të pajetë të dyshuar në atë shtëpi: një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë.
Me urgjencë në vendngjarje dolën njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili konstatoi se të dy personat ishin pa shenja jete.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerren veprimet operative e hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave, ndërsa rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.