☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,803 ▲ +0.27% ETH $2,260 ▲ +0.54% XRP $1.2494 ▼ -0.06% SOL $94.6800 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti. Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, derisa ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997.

Në nder të kësaj dite, ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj bëri homazhe tek shtatorja e komandantit për të nderuar veprimtarinë e tij kombëtare.

Haradinaj, njëkohësisht ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, uroi komandantin Zahir Pajaziti dhe tha se “një hero si ky na nderon”.

“Komandant Zahir Pajaziti, është brezi i parë i UÇK-së, themelues i UÇK-së, njëkohësisht komandant i shquar. Sot jemi në ditëlindjen e tij, një hero si Zahiri me plot kuptimin e fjalës na nderon e gëzuar ditëlindjen heroi ynë”, tha Haradinaj.

Ndërsa për pjesën e rishqyrtimit të Ligjit për Speciale, ai nuk dha përgjigje.

“Nuk i’u kisha përgjigjur këtyre temave, me leje, prapë kurdo që takohemi me kënaqësi. Sot veq gëzuar ditëlindja e komandantit dhe shihemi prapë”, tha Haradinaj.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit Zhair Pajaziti, sot Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta organizojnë ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan. Po ashtu, Ramush Haradinaj do të nderojë figurën e heroit Zahir Pajaziti, pranë shtatores së tij në Prishtinë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.