Nje burre hedh nje granate ne oborin e Ambasades Amerikane ne Malin e Zi
Një sulmues hodhi një granatë dore në ambasadën e SHBA në kryeqytetin e Malit të Zi dhe më pas u vetevra me një tjetër pajisje shpërthyese, thuhet ne nje deklarate te qeverise malazeze.
Askush tjetër me sa duket nuk u lëndua dhe nuk pati ndonjë dëm të madh.
Departamenti i Shtetit i SHBA tha se zyrtarët e ambasadës po punonin me policinë për të identifikuar sulmuesin .Gjithe stafi i ambasades eshte i sigurte.
Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.
“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.