roze

Një erë e re për Mary Poppins

Një erë e re ka nisur të fryjë, për të risjellë me çadrën e saj kujdestaren më të famshme të fëmijëve, Mary Poppins. Bëhet fjalë për një prodhim të ri, sërish nga “Disney”, të filmit të famshëm muzikal të 1964-s.

Filmi i ri do të ambientohet 20 vite pas historisë, që rrëfen versioni klasik i regjisorit Robert Stevenson, me protagonistë Julie Andrews dhe Dick Van Dyke. Edhe ky prodhim do të bazohet në serinë e librave të shkrimtares P. L. Travers, krijueses së Mary Poppins.

Në drejtimin e tij, kësaj here është Rob Marshall, regjisori i filmave “Piratet e Karaibeve”, “On Stranger Tides” dhe “Into the Woods”.

Skenarist do të jetë David Magee. Ai mban edhe firmën e skenarit të filmit “Life of Pi”. Ndërsa kompozimit të këngëve të reja u janë besuar Marc Shaiman dhe Scott Wittman, respektivisht kompozitorë të filmave “Hairspray” dhe “Smash”.

Nuk është bërë ende e ditur se kush do të interpretojë Mary Poppinsin, roli që i dha çmimin “Oscar” aktores Julie Andrews. I sigurt është fakti se, studios “Disney”, për të bindur trashëgimtarët e P. L. Travers për këtë prodhim, nuk iu desh rreth 20 vite, kohë kjo që shpenzoi “Walt Disney” për t’i mbushur mendjen shkrimtares për të ngritur personazhin e Mary Poppins, nga faqet e librave në ekranin e madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button